Investimet në infrastrukturë, turizmi i qëndrueshëm i bazuar në cilësi shërbimi dhe në promovimin e paketave malore, mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, si dhe lehtësirat fiskale për sipërmarrjet në shërbim të qytetarëve, ishin në fokus të takimit të presidentiti Bajram Begaj me autoritetet lokale dhe banorët e zonës së Skaraparit.
Presidenti Begaj shprehu bindjen se investimet e duhura, si ato të furnizimit me ujë 24 orë apo përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të realizuara tashmë apo në proces, do të sjellin me siguri një rigjallërim të kësaj zone.
Begaj theksoi se investimet në infrastrukturë, siguria ushqimore dhe ajo shëndetësore do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në zonë. Kreu i Shtetit këshilloi autoritetet e zonës që të fokusohen në zhvillimin e mëtejshëm, në veçanti të turizmit malor.
“Besoj se me trendin e ri të turizmit malor, vizitorët do të vijnë nga deti për në mal për të prekur edhe natyrën apo magjinë e vendeve si Skrapari. Jam i sigurt se paketa e maleve, që do të bëhet tani për turizmin, do të përfshijë edhe Skraparin”, u shpreh, ndër të tjera Begaj, duke theksuar se nisma si këto do t’i japin mundësi bashkive për më shumë frymëmarrje dhe për të pasur kapacitete turistike të një cilësie të lartë.
Presidenti Begaj la porosi për Bashkinë e Skraparit shtimin e kujdesit ndaj moshës së tretë. Gjatë takimit me një grup të moshuarish, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e shërbimit shëndetësor dhe të rigjallërimit të bibliotekës dhe krijimit të lehtësirave fiskale për kafe-libraritë.
Me ftesë të kryebashkiakut Adriatik Mema, Presidenti i Republikës vizitoi dhe panairin tradicional të Skraparit, ku dhjetëra fermerë e blegtorë ekspozuan produktet e stinës, zahiretë e dimrit dhe rakinë e prodhuar në mënyrën e vjetër tradicionale të skraparllinjve, veçanërisht të mirënjohur për të.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.4%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 86
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
28 Mars, 15:54
-
Presidenti sllovak në Tiranë, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës! Pellegrini: Vendimi ynë bazohet në rregullat e diplomacisë, s’ka lidhje me Shqipërinë
28 Mars, 10:59
-
Banorët e Zogasit në Skrapar në protestë kundër gurores: Na shkatërron tokat bujqësore! Kryeplaku: Kompania e Myslim Murrizit
27 Mars, 17:34
-
Kenia njohu Pavarësinë e Kosovës, presidenti Begaj: I gëzuar, falenderoj mikun tim Rutto për këtë vendim të shumëpritur nga shqiptarët
26 Mars, 16:10
-
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
25 Mars, 15:02
-
Begaj në Austri, takohet me homologun e tij: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për anëtarësimin në BE
25 Mars, 14:32
-
Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje
24 Mars, 16:55
-
Lejuan shfrytëzimin e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit, arrest shtëpie për kreun Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Beratit e 2 të tjerë
23 Mars, 13:14
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE
19 Mars, 14:20
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
18 Mars, 14:30
Per uje dhe per rrug bahete fjal, 112 vjet shtet. Ha ha ha
Përgjigju