Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Letoni: BE-ja duhet të përshpejtojë projektet infrastrukturore që lidhin Ballkanin me Europën! Nisin fluturimet charter Riga - Tiranë

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Letoni: BE-ja duhet të përshpejtojë projektet infrastrukturore që lidhin Ballkanin me Europën! Nisin fluturimet charter Riga - Tiranë

Riga- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni. Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike.

Presidenti i Republikës zhvilloi sot fillimisht një takim kokë më kokë me homologun e tij Edgars Rinkēvičs, të cilin e falënderoi për pritjen, duke e cilësuar si një moment për të forcuar dialogun politik të shkëlqyer mes dy vendeve mike që ndajnë qëndrime të përbashkëta për çështjet rajonale dhe globale. Ai shprehu përkushtimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, Presidentët e dy shteteve biseduan për rritjen dhe zgjerimin e tyre, duke përfshirë investimet direkte, turizmin, shkëmbimet tregtare, arsimin dhe kërkimin shkencor. Në këtë aspekt, u propozua vendosja e një linje ajrore direkte të përhershme, e cila do të sjellë afrimin mes dy vendeve, rritjen e fluksit të shkëmbimeve dhe të turizmit.

“Bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë dorë për dore me rritjen e kontaktit midis popujve tanë. Dhe në këtë kontekst, ka lajme të mira: fillimi i fluturimeve charter midis Rigës dhe Tiranës do të rezultojë në vizita gjithnjë e më të shumta të qytetarëve të Letonisë dhe vendeve të tjera baltike në Shqipëri si turistë. Ky është një fillim i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Do të donim të shihnim më shumë përfshirje” tha Begaj.

Jo vetëm kaq Shqipëria është gati të presë investitorët letonezë.

“Shqipëria është vërtet e interesuar të presë investime të drejtpërdrejta letoneze në sektorë të ndryshëm të interesit të përbashkët, si në energji, infrastrukturë, tregti, turizëm, arsim dhe bujqësi” tha presidenti, njofton zyra e shtypit.

Ndërsa vlerësoi mbështetjen e Letonisë Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria shpreson për një rrugë të qartë dhe të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në Union.

“Mbetemi mirënjohës ndaj Letonisë dhe Juve personalisht, Z. President, përfshirë pozicionet tuaja personale të mëparshme, për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme që jepni për zgjerimin e BE-së dhe veçanërisht për integrimin e Shqipërisë në BE. Kontributi Juaj, qoftë në nivel dypalësh, nëpërmjet Brukselit apo përmes Procesit të Berlinit si edhe në kuadër të Grupit të Tallinit, vlerësohet lart nga Shqipëria. Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik i Shqipërisë. Shqipëria ka një politikë të jashtme plotësisht të linjëziar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, tha Begaj.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u konsiderua në takim si një rrugëzgjidhje përballë influencave të palëve të treta të shtuara me agresionin Rus në Ukrainë dhe si një mundësi për të nxitur stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

BE-ja duhet të adresojë në mënyrë proaktive nevojat dhe sfidat specifike për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin përshpejtimin e projekteve të infrastrukturës që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Europës, forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale në tregun më të gjerë të BE-së, theksoi Begaj.

Gjatë takimit tonë, Begaj shprehu solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe anëtarësimin e saj në NATO

Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të rrisim dhe të mbajmë mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të siguruar që Ukraina të triumfojë si një komb i lirë dhe sovran. Mbështetja për Ukrainën është një investim në sigurinë tone. Shqipëria mbështet Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky, dhe ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës është brenda familjes Euro-Atlantike. Ne gjithashtu mbështesim synimin e Ukrainës për të bërë pjesë në NATO sa më shpejt që kushtet të lejojnë’ u shpreh Begaj.

Në takim u bisedua për sfidat e reja me të cilat Shqipëria dhe Letonia përballen si aleate në NATO dhe në këtë aspekt u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Shqipëria, - u shpreh Presidenti Begaj, - mbetet në solidaritet me Letoninë me trupat e saj në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Adazi.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj Letonisë për kontributin në rajon, duke theksuar praninë e trupave në kuadër të KFOR-it dhe mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin Euroatlantik.

Biseda kokë më kokë mes Presidentëve Begaj dhe Rinkēvičs u pasua nga takimi i zgjeruar me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse dhe më pas krerët e dy shteteve zhvilluan konferencën e përbashkët për mediat.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni. Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike. Kjo është dhe vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë që ndërmerret në tre vendet baltike:Letoni, Estoni dhe Lituani.   Shqipëria e Letonia shënojnë këtë vit 96-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 32 vite të rivendosjes së këtyre marrëdhënieve. Në pritjen e organizuar për nder të Presidentit të Shqipërisë,Sh. T. Z. Bajram Begaj, merrnin pjesë Presidenti i Letonisë,Sh. T. Z. Edgars Rinkēvičs, Kryetarja e Parlamentit, Sh. S. Znj. Daiga Mieria, Kryeministrja, Sh. S. Znj. Evika Siliņa, si dhe përfaqësues të tjerë të shtetit dhe qeverisë letoneze. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!