Presidenti Begaj viziton disa biznese në Bashkinë Vau i Dejës: Frymëzuese të shohësh shqiptarë që kthehen për të investuar në shtëpinë e tyre

Presidenti Begaj viziton disa biznese në Bashkinë Vau i Dejës: Frymëzuese të shohësh shqiptarë që kthehen për të investuar në shtëpinë e tyre

Presidenti Begaj gjatë vizitës në biznese

SHKODËR-Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë Vau i Dejës me ftesë të kryetarit të bashkisë Kristian Shkreli.

Begaj zhvilloi takime me autoritetet lokale dhe sipërmarrës të zonës me të cilët bisedoi për projektet dhe zhvillimin që po i jep kësaj zone investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin. Gjatë takimeve ai vlerësoi rikthimin nga emigracioni të banorëve të kësaj zone dhe investimin e kursimeve të tyre për hapjen e bizneseve që ndikojnë në rritjen e mirëqëniez ekonomike në këtë bashki.  

Presidenti Begaj vizitoi një femrë blegtorale në Bushat, e cila me investimin e kursimeve nga emigracioni dhe me mbështetjen e programit “IPARD II” arrin të furnizojë konsumatorët me produkte me cilësi të lartë falë teknologjisë së aplikuar.
 
Gjatë vizitës në një nga punishtet artizanale të hapura në Vaun e Dejës, Begaj u njoh me iniciativën e ndërmarrë para 10 vitesh nga endësja Meliha Zyberi e cila sot ka punësuar shumë gra të zonës dhe është një ndër zonjat që punon për ta përcjellë traditën etnokulturore te brezi i ri.
 
Gardenland Agroturizëm Nana e Madhe”, ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj në Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili nga një restorant i vogël është shndërruar në një kompleks turistik i kompletuar me ekonomi ndihmëse ku përfshihen sera dhe mbarështimi i shpendëve shtëpiake.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin