Presidenti Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale po 'vret' njerëzit

Presidenti Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale po 'vret' njerëzit

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se rrjetet sociale si Facebook, janë duke 'vrarë njerëzit'. Këtë deklaratë Biden e ka bërë sepse sipas tij në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë dezinformata në lidhje me vaksinat anti-COVID.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje Biden ka thënë se pandemia gjendet vetëm mes personave të pavaksinuar.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e numrit të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, është  duke prekur vetëm personat e pavaksinuar.

“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit ndaj COVID-19.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga kompania e 'Facebook' lidhur me pretendimet e Biden.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari