Presidenti Biden i flet në vesh adoleshentes: Mos merr asnjë djalë për seriozisht derisa të shkosh 30 vjeçe (VIDEO)

Presidenti i SHBA, Joe Biden është filmuar duke i dhënë këshilla një adoleshenteje se kur duhet t’i marrë seriozisht djemtë.

Gjatë një takimi me adoleshentët në një shkollë në Kaliforni, kreu i Shtëpisë së Bardhë kapi një vajzë të re në shpatull duke i thënë që të mos ketë asnjë lidhje serioze me asnjë djalë deri sa të arrinte 30 vjeçe.

“Dua të të them diçka të rëndësishme që ua kam thënë dhe vajzave dhe mbesave të mia. Me asnjë djalë seriozisht deri sa të shkosh 30 vjeç”, u shpreh lideri amerikan.

Biden vizitoi një kolegj në Irvine të Kalifornisë ku foli për inflacionin, masat e administratës për të ulur kostot dhe më pas bëri disa foto me të pranishmit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale