Presidenti, Blendi Klosi:
Jo nga klani i Berishës

Presidenti, Blendi Klosi: <br />Jo nga klani i Berishës
TIRANE- Socialistët janë të vendosur për zgjedhjen e një presidenti konsensual, i cili të plotësojë kriteret e një presidenti mbi palët dhe të mirëmbështetur nga politika por dhe nga partnerët ndërkombëtare. Me sa duket është dashur deklarata e dy ambasadorëve, ajo e atij danez, Jensen, që kryeson dhe Presidencën e radhës së BE dhe atij të OSBE, Uollfarth që për herë të parë një funksionar i lartë i PS të flasë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit në mesin e këtij viti. Pasi deri më tani kanë folur vetëm mazhoranca, partitë e vogla dhe juristët e të gjithë krahëve. Sekretari i Organizimit në PS, Blendi Klosi, shprehu qendrimin e forcës më të madhe opozitare për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Sipas tij, Presidenti i Republikës në frymën e Kushtetutës, duhet të vijë përmes konsensusit e debatit konstruktiv të faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, duke u shprehur kundër idesë që emri të vijë nga mazhoranca dhe kryeministri Berisha.

"Duhet të kemi një rrugë konsensuale, një rrugë të debatuar dhe të miraprovuar nga faktorët e brendshëm dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veprime dhe vendimarrje, të cilat i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mos t'i shërbejë ndarjes në kampet politike dhe mos t'i shërbejë uzurpimit të çdo institucioni nga Sali Berisha", është shprehur dje sekretari socialist Klosi. Për të, rëndësi ka që kreu i shtetit të mos jetë në shërbim të klanit aktual në qeverisje, por të interesit të shqiptarëve. "Presidenti i Shqipërisë apo Presidenti i një Republike Parlamentare duhet të jetë një burrë apo grua, ç'rëndësi ka, që duhet të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e të gjithëve, të mos jetë pjesë e familjes kryeministrore, mos të jetë pjesë e klaneve, të cilat mbajnë në këmbë jetën luksoze të Kryeministrit", tha Klosi.

I cili ka shprehur qëndrimin e PS në lidhje me zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërkohë që Berisha më se njëherë ka këmbëngulur se ai do të zgjidhet sipas Kushtetutës, por që dhe përmes të besuarve të tij ka deklaruar se nuk ka as interpretim të Kushtetutës për çështjen e kuorumit prej 84 votash, për të hapur votimin në tre raundet e para. Njëherësh Klosi nuk ka munguar të shprehet dhe për seancën parlamentare që nis të hënën e ardhshme, duke paralajmëruar se ligjet me shumicë të cilësuar nuk do të kalohen lehtë, pa shkrirë me ta dhe amendamentet e opozitës.

"Për ligjet po punojmë për të afruar dhe kemi afruar propozime konkrete, që do të jenë pjesë e diskutimeve parlamentare, në komisione e pastaj në Parlament, për të miratuar jo vetëm ligje sepse duhet te miratohen me 3/5 por që do t'i shërbejnë forcimit të shtetit, pasi ligjet me 3/5 s'janë ligje për forcat politike por janë ligje për forcimin e shtetit në Shqipëri", tha Klosi. Për të cilin, PS do jetë prezente me propozime konkrete për çdo draft ligjor që qeveria do të sjellë në Kuvend. Ai shton, se, qendrimet në Kuvend dhe detajimi i programit politik të PS do jetë pjesë e strategjisë së PS për 2012, për t'i treguar shqiptarëve që një vit përpara zgjedhjeve PS ka një alternativë politike.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë