TIRANE - Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar 1 ditë pas miratimit në Kuvend, marrëveshjet për shitjen e 4 hidrocentraleve të vegjël. Hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 e Bistrica 2 do të shiten kundrejt vlerës 109.5 milionë euro për kompaninë turke Kurum.
Dekreti i presidentit është hallka e fundit proceduriale për ndryshimin e pronësisë së katër hidrocentraleve. Por kreu i shtetit nuk ka shpallur ende dekretin për dhënien e licencës së lotarisë kombëtare, të miratuar në të njëjtën ditë në Kuvend me kontratat e shitjes së katër hidrocentraleve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com