Presidenti dekoron pas vdekjes
pedagogen Esmeralda Uruçi

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Esmeralda Uruçit, pas vdekjes, “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në formimin arsimor, kulturor e pedagogjik të brezave të rinj si dhe për veprimtarinë e saj publicistike duke promovuar risi dhe vlera në fushën e kërkimit shkencor”.

Në ceremoninë e dekorimit, që përkoi me njëvjetorin e vdekjes së Esmeralda Uruçit, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Uruçi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Burimet zyrtare të Presidencës bënë të fitur se në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Esmeralda Uruçit si shtetare dhe si personalitet në fushën e arsimit.

“Jam i bindur që ne sot, por edhe të gjithë ata që kanë pasur shansin ta njohin dhe të punojnë së bashku me Esmeraldën kanë mundësinë që të nderojnë kontributin e një shtetareje, e cila diti jo vetëm të ofrojë figurën e një personaliteti shtetëror, të ofrojë kontributin për një nga fushat e rëndësishme të vendit, të jetës politike, të jetës institucionale në vend. Është momenti të vlerësojmë kontributin publik, social dhe shoqëror të një gruaje kurajoze, e cila gjithmonë u udhëhoq nga interesi publik. Unë e shfrytëzoj këtë moment të veçantë për të ofruar të gjithë respektin institucional dhe nderimin personal ndaj këtij kontributi”, - vlerësoi Presidenti Nishani.

uruci
(Presidenti Nishani duke i dorëzuar "Medaljen e Mirënjohjes, Dashamir Uruçit)


Pas leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, bashkëshorti i Esmeralda Uruçit, zoti Dashamir Uruçi në emër të familjes e falënderoi Presidentin Nishani për akordimin e “Medaljes së Mirënjohjes” duke shprehur mirënjohjen e tij me këto fjalë: “Vlerësimet që bëni për Esmeraldën, zoti President, për të cilat ju falënderoj shumë, kur vijnë nga njerëz të tillë, të kompletuar, dashamirës, familjarë, përveç titujve të tjerë që rrjedhin nga kontributet në politikë, marrin më shumë forcë, dhe ne si familjarë, si bashkëshort i Esmeraldës ndiejmë më shumë dhimbje, por njëkohësisht edhe kurajë, sepse vijnë nga Presidenti i Republikës. E ndiejmë që puna e saj e deritashme nuk ka shkuar kot, ka qenë një punë që është vlerësuar dhe vazhdon edhe postmortum të vlerësohet. Për këtë veçanërisht, zoti President ju falënderoj shumë”.

uruci
(Në foto: Ish-ministrja e Kulturës, e cila nuk i mbijetoi aksidentit, rreth një vit më parë)

CILA ISHTE ESMERALDA URUÇI

Znj.Uruçi u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo mbante titullin "Profesor Doktor". Ka qenë lektore në disa universitete të vendit, dekane e Fakultetit të Ekonomisë, ministre e Kulturës dhe drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë.

Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor ishte mjaft i gjerë dhe i gjithanshëm. Ka qenë autore e disa teksteve universitare, me shumë botime brenda dhe jashtë vendit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq