Presidenti Demi prezent në stërvitje, Colella para derbit: Doja të isha në fushë kundër Tiranës, s'kemi mungesa

Presidenti Demi prezent në stërvitje, Colella para derbit: Doja të isha në fushë kundër Tiranës, s'kemi mungesa

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Tirana dhe Partizani luajnë nesër në 18:30 për javën e 33-të në Superligë. Kalendari ka rezervuar ndeshjen derbi, me "Air Albanian" që pritet të jetë i mbushur në kapacitetin maksimal. Dueli pritet i luftuar, me sfidën që mund të vendosë për titullin kampion.

Tirana kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Partizani, teksa para ndeshjes ka folur edhe Giovanni Colella. Trajneri i të kuqve ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa do donte të ishte si futbollist në një ndeshje të tillë.

"Derbi vendimtar? Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit pasi kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla. Jemi mirë, po përgatitemi mirë. Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë.

Historia kur Partizani shpallej kampion para 44 vitesh? Shpresoj që të përsëris historinë. Edhe nëse fitojmë nuk shpallemi kampion sepse kemi edhe 3 ndeshje të tjera. Kam respekt për kundërshtarin sepse është e ekuilibruar dhe e rreshtuar mirë në fushë. Duhet të përqendrohemi mirë sepse Tirana edhe pse ka mungesa luan për jetë a vdekje dhe kjo është e bukura e derbit", tha Colella fillimisht.

Më pas italiani u ndal edhe te koha kur luante futboll, teksa donte një derbi kundër Tiranës.

"Ndeshja që ka mbetur në mendje? Ndoshta ndeshja e radhës. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Jam mësuar që llogaritë t'i bëj deri në minutën e fundit. Kemi bërë gjëra të mira gjatë vitit por edhe gabime por vlerësimet bëhen në fund të kampionatit. Ka jetë dhe shpresë. Unë mendoj se nuk ka ngjashmëri pasi lojtarët kanë karakteristika të ndryshme në fushë dhe jashtë fushe. Ndoshta kemi lojtarë të njëjtë por ndryshe në futboll. Puna dhe profesioni im është të vlerësoj personat dhe çdo lojtar është unik. Unë e kam mbyllur karrierën si futbollist. Sigurisht si lojtar do të më pëlqente të luaja në derbi ndaj Tiranës. Kam qenë i keq. Vështirë se më kalonte miza pa e vrarë. Të them të vërtetën derbi është ekzaltues. Kam luajtur shumë ndeshje dhe kam drejtuar, por derbi i Tiranës është shumë special", tha mes të tjerash Colella.

Në stërvitjen e sotme të Partizanit ka qenë prezent edhe presidenti i klubit, Gazmend Demi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë