Presidenti Erdoğan: Shqipëria
të luftojë terroristët e Gulen-it

Presidenti Erdoğan: Shqipëria<br />të luftojë terroristët e Gulen-it
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe më pas të dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
 
Presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se në takim është biseduar edhe rreth organizatës, që ai e konsideron terroriste (FETÖ) dhe luftën kundër saj.
 
shtë e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë.
 
Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë.
 
Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.
 
Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
 
Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj.
 
Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje
", ka theksuar ndër të tjera Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës në Turqi, Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Zonjës Emine Erdoğan morën pjesë si të ftuar nderi në ceremoninë e inaugurimit të Tunelit Euroazia, që kalon nën shtratin e detit e që lidh pjesën evropiane me atë aziatike të qytetit të Stambollit në Turqi.
 
Presidenti Nishani  në vijim të vizitës së tij në Ankara, takoi Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si dhe do të vendosë një kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship