/ATSH-ANSA/ - Presidenti gjerman, Joachim Gauck ftoi për një vizitë zyrtare në Gjermani homologun e tij të porsazegjdhur grek, Prokopis Pavlopulos duke deklaruar se kishte besim se kolegu i tij do ta drejtonte vendin me largpamësi.
"Popujt tanë janë të lidhur nga një miqësi e gjatë dhe e besueshme. Në këtë frymë jam i lumtur për bashkëpunim për mirëqenien e kombeve tona dhe të Evropës", shkruan Gauck.
"Kam besim në faktin se Ju do ta shoqëroni historinë e vendit tuaj me urtësi dhe largpamësi", thekson presidenti gjerman në ftesën drejtuar homologut të tij grek.
Athina dhe Berlini janë prej javësh protagonistë të një marrëdhënieje të tensionuar mbi kushtet me të cilat Greqia mund të marrë mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së.
Prokopis Pavlopulos u zgjodh dje nga parlamenti grek në postin e presidentit të Republikës së Greqisë.
/Shqiptarja.com