Presidenti gjerman apelon për rëndësinë e demokracisë

Presidenti gjerman apelon për rëndësinë e demokracisë

Frank-Walter Steinmeier

Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e demokracisë dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive: "Po, ne dëshirojmë qartësi. Po, është e drejtë  të presim që ata që kanë  përgjegjësi politike të luftojnë për rrugën e duhur, por edhe të japin përgjigje që do na ndihmojnë  si vend”.  

Duke iu referuar ngjarjeve të vitit që po lemë pas, presidenti tërheq vëmendjen, se "Këtë vit bota vërtet ka treguar anën e saj të errët.  Po shikojmë pamje me vuajtje dhe shkatërrime, pamje me urrejtje dhe dhunë. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës po hyn në dimrin e dytë. Dhe që nga vjeshta, po shikojmë me tmerr mizoritë e Hamasit dhe viktimat e luftës në Lindjen e Mesme."

Më tej Steinmeier thekson rëndësinë e Krishtlindjeve si një kohë në të cilën njerëzit mund të „heqin stresin për pak". Ai u uron  bashkatdhetarëve që pushimet t'i shfrytëzojnë për t'u çlodhur dhe për të rigjeneruar forcat, që do të jenë të nevojshme për të përballuar këto sfida.

Tradicionalisht presidenti u drejtohet qytetareve dhe qytetarëve në mbrëmjen e Krishtlindjeve./ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol