Presidenti Gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka deklaruar në Vjenë, se evropianët e konsiderojnë suksesin e Bashkimit Evropian të garantuar, ndërkohë që përqendrohen shumë në problemet e tij, duke bërë thirrje për një këndvështrim më pozitiv.
Steinmeier gjatë një fjalimi para studentëve të universitetit është shprehur se:
Ne flasim shumë për Evropën kur gjërat venë keq apo kur marrëveshjet dështojnë, por jo mjaftueshëm për Evropën normale, që është duke funksionuar shumë më mirë nga se mendohet.
Frank Walter Steinmeier
Mirëpo kreu gjerman i shtetit ishte i pranishëm në një event bashkë me homologët e tij austriak dhe sllovak, Alexander Van der Bellen dhe Andrej Kiska, ku folën kundër populizmit dhe lëvizjeve evroskeptike.