Presidenti gjerman Steinmeier: Unë propozova të zhvilloj një vizitë në Kiev, po ata më refuzuan

Presidenti gjerman Steinmeier: Unë propozova të zhvilloj një vizitë në Kiev, po ata më refuzuan

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte ofruar që të vizitonte Ukrainën së bashku me liderë të tjerë evropianë, por autoritetet e Kievit refuzuan. “Isha gati ta bëja, por me sa duket, dhe duhet të kem parasysh, nuk ishte e kërkuar nga Kievi”, shpjegoi kreu i shtetit gjatë misionit të tij në Varshavë.

Ai konfirmoi se kishte propozuar një vizitë në Ukrainë së bashku me presidentin e Polonisë dhe të tre vendeve baltike, për të dhënë "një shenjë të fortë të solidaritetit evropian". Vizita e presidentit gjerman, megjithatë, u refuzua nga presidenti ukrainas Zelensky, sipas asaj që raportoi Bild pasditen e sotme. Arsyeja e refuzimit të vizitës nga Kievi ishin qëndrimet e hapura ndaj Rusisë që Steinmeier ka pasur prej shumë vitesh. Megjithatë, Steinmeier përsëriti fjalët e dënimit të fortë dhe të ashpër të Moskës dhe Vladimir Putinit.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç