Sa herë që i jepet mundësia Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos fyen Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sa vite ka që është ulur në kolltukun e të parit të Greqisë vetëm jep deklarata për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare midis dy vendeve. I bie të njëjtës muzikë, sikur nuk ka lexuar asnjë gazetë apo libër për paqen dhe miqësinë midis kombeve.
Me ç’duket Pavlopulos sheh ëndrra vetëm me rikthimin e çamëve në Çamëri dhe këta i janë kthyer në mankth. E çfarë thotë Pavlopulos: “Çamët ishin bashkëpunëtorë të nazizmit”.
Por, asnjëherë Greqia dhe Pavlopulot e saj nuk kanë ofruar një dëshmi shkencore, asnjë dokument apo fotografi, ku të shihet e të shkruhet qartë se shqiptarët e Çamërisë, rreth 30 mijë ishin bashkëpuntorë të gjermanëve.
Nëse çamët do ishin bashkëpuntorë të nazistëve akuza e parë do të vinte nga rreth 2.000 hebrenjtë e Epirit që më 25 Mars 1944, grekët i dorëzuan tek nazistët dhe i paketuan për në kampet e shfarrosjes.
Meqenëse jemi tek Revolucioni i 1821 i rikujtojmë grekëve dhe Greqisë se shumica e heronjëve janë shqiptarë nga Çamëria duke filluar nga Boçarët, Andruçot, Karaiskaqët, Xhavellasit, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari e plot e plot të tjerë.
-
Rrofte ne jete te jeteve Hellada Hyjnore!
Përgjigju -
KY PALO PRESIDENT NXIT RRACIZMIN NDAJ SHQIPTAREVE !!!!!! RRACE E POSHTER !!!!!!!!! QE NJE JETE DO NGELENI E DO MBAHENI MEND SI RRACISTSA
Përgjigju -
HELADHA asht ndertuar mbi Genjeshtren ma t"madhe si Shtet me Revolucionin anti Osman te 1821,ku Prijesat dhe Heronjte Arbanitas(Kristiane) dhane jeten dhe Pasurine (V.Zhapa)..,per te fituar Pamvaresine!Parlamenti 1_re me shumice Arbanitase(shqipfolese),me ndikimin e Fuqive te Medha (Franko_Ruso_Gjermane),votoi per disa vota me shume si gjuhe Katharevusan e Greqishtes se Platonit,ne vend te Arvanitikas apo Shqipes AUTokTone!
Përgjigju











Komente
Komento