Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Francën se po nxit një luftë të re në Kaukazin Jugor
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzon Francën se po nxit një luftë të re në Kaukazin e Jugut. Gjatë një takimi ai tha se Franca po inkurajon separatistët dhe po armatos siguron armë për Armeninë.
“Përveç kolonive të saj të mëparshme dhe të tanishme, Franca po destabilizon edhe rajonin tonë, Kaukazin e Jugut, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët, duke i ofruar armë Armenisë, duke imponuar një politikë ushtarake, duke inkurajuar forcat revanshiste në Armeni dhe duke krijuar terrenin për një luftë të re në rajonin tonë”, tha Aliyev.
Sipas Aliyev, Franca po kërkon të përfitojë nga anëtarësimi i saj i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kryer intriga politike në rajone të ndryshme, ndërsa organizatat perëndimore po e përdorin Parisin për të ushtruar presion mbi vendet e tjera, raportonn
Aliyev foli gjatë konferencës "Dekolonizimi: Fuqizimi dhe Zhvillimi i Grave". Azerbajxhani ka presidencën e radhës në Lëvizjen e të Paangazhuarve, e cila bashkon vendet që kanë deklaruar mospjesëmarrje në blloqe ushtarake dhe politike dhe promovojnë bashkëjetesën paqësore bazuar në parimet e pavarësisë dhe barazisë si bazë të politikës së tyre të jashtme, raporton media turke Anadolu.
Lëvizja përfshin 120 vende, ndërsa një numër vendesh, përfshirë Rusinë dhe organizatat ndërkombëtare kanë statusin e vëzhguesit.
Azerbajxhani mori kryesimin e lëvizjes 2019-2022 pas samitit të Lëvizjes së Jo-Angazhimeve në Baku në vitin 2019. Mandati i kryesimit të vendit u zgjat më vonë edhe për një vit tjetër.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35