Presidenti i Barcelonës: Neymar ikën
vetëm nëse thyhen rregullat e FFP
Mediat spanjolle kanë spekuluar se Neymar po synon të mos mbetet më në hije nga lideri i Barcelonës Lionel Messi, sepse vetëm jashtë Camp Nou-t ai mund të fitojë trofeun e lojtarit më të mirë të vitit “Topin e Artë”.
Numri një i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, deklaroi se klubet e interesuara për të blerë yllin e ekipit Blaugrana Neymar, duhet të thyejnë rregullat e “Fair Play Financiar”.
Klauzola e largimit të kapitenit të Brazilit është 222 milionë €.
Në media qarkullojnë lajme se francezët e PSG-së po tentojnë të realizojnë transferimin e brazilianit dhe janë gati për të paguar klauzolën e largimit të brazilianit nga Spanja.
Mediat spanjolle kanë spekuluar se Neymar po synon të mos mbetet më në hije nga lideri i Barcelonës Lionel Messi, sepse vetëm jashtë Camp Nou-t ai mund të fitojë trofeun e lojtarit më të mirë të vitit “Topin e Artë”.
“Ai ka një kontratë për 4 vitet e ardhshme, sigurisht ne besojmë tek ai. Ai është pjesë e rëndëishme e ekipit tonë.Ai është pjesë e trios sulmuese me Messin dhe Luis Suarezin. Këto klauzola janë të pamundura për t’u realizuar nëse do të zbatosh Fair Play-n Financiar. Nëse dikush nuk do t’i përmbushë rregullat, natyrisht që klauzolat mund të realizohen”, u shpreh për “Associated Press” Bartomeu.
Neymar ka shënuar 105 gola në 186 takime me fanellën e Barcelonës që kur u bashkua me ekipin e Katalunjës nga Santosi në vitin 2013 dhe ka zgjatur kontratën deri në 2021.
Deklaratat e Bartomeut konfirmojnë qëndrimet e anëtarëve të bordit të klubit të Barcelonës.
Sekretari teknik Robert Fernandez shprehu të njëjtat mendime rreth çështjes së largimit të Neymar-it nga Barcelona, ndërsa zv/presidenti Jordi Mestre është,
“200%” i sigurtë se “Barça” do ta mbajë futbollistin brazilian". Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.9%
-
Gafë
52.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë
10 Janar, 10:08
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20