Presidenti i Bayern: Real Madrid
vazhdon të jetë numri një në Evropë

Presidenti i Bayern: Real Madrid<br />vazhdon të jetë numri një në Evropë
Dy gjigandët e Evropës do të përballen më 12 prill në ndeshjet çerekfinale të Champions League në stadiumin “Allianz Arena”.
 
Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i klubit të Bayern Munich ka thënë në një intervistë se Real Madrit është skuadra më e mirë e Evropës.
 
"Nëse ju më pyesni për renditjen e futbollit evropian, unë do të thosha se Real Madrid janë numër një. Real është një mit, gjithë bota e di këtë.”, është shprehur Rummenigge, për revistën e klubit të Bayern.
 
Pavarësisht se Real Madrid është kampionia në fuqi, Bayern është i përgatitur për këtë detyrë të vështirë që kemi përpara, ka thënë presidenti i klubit gjerman.

"Me Carlo Ancelotti në stol ne jemi të sigurt në sfidën tonë më të madhe të këtij sezoni.”, ka shtuar ai.
 
Real Madrid është kampionia në fuqi e Champions League dhe do ti luajë ndeshjet çerekfinale kundër Bayern Munich në 12 dhe 18 prill.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot