Presidenti i Bosnjes befason me deklaratën për Erdogan: Zoti e ka dërguar, ndihmojeni!

Presidenti i Bosnjes befason me deklaratën për Erdogan: Zoti e ka dërguar, ndihmojeni!

Erdogan me Bakir Izetbegoviç

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t'i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se "Zoti ua ka dërguar Erdoğanin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë". 

"Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre", tha Izetbegoviç. 

"Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t'i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamberit çdo 100 vjet Zoti dërgon një njeri të drejtë i cili do ta kthejë popullin në fe dhe kur e dërgon atë edhe e ndihmon dhe kur e ndihmon askush nuk nuk mund ta mposhtë", tha ai.

Izetbegoviç thekson se është e pabesueshme se si gjatë agresionit të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, boshnjakët arritën të mbrohen.

"Ne boshnjakët e kishim Alija Izetbegoviç-in. Nuk mund të shpjegohet se si kemi arritur të mbrohemi. Kjo ishte e mundur vetëm me ndërhyrjen e Perëndisë dhe me vullnetin e tij. Sot nuk mund të shpjegoni se si Turqia arrin të mbajë këtë barrë dhe peshë të rëndë. Me kaq armiq brenda saj, në kufijtë e saj, me miliona refugjatë për të cilët kujdeset si për popullin e saj, Turqia jo vetëm që ballafaqohet me këtë, por edhe përparon. Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar, dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdoğan. Kur Zoti ju dërgon një njeri të tillë, ju keni për detyrë ta ndihmoni, të jeni në anën e duhur, që të fitojë ana e drejtë. Nevojitet edhe pak që ana e drejtë të fitojë, këto janë votat tuaja të turqve nga Evropa. Qëndroni me udhëheqësin tuaj, jini me Turqinë, jini me fitore", porositi Izetbegoviç. 

Me rastin e Kongresit para dhe brenda sallës Olimpike “Juan Antonio Samaranch – Zetra“ kanë ardhur rreth 20 qytetarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Në kongres marrin pjesë anëtarë nga Gjermania, Austria, Belgjika, BeH, Finlanda, Franca, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Zvicra, Italia, Hungaria, Maqedonia, Norvegjia dhe Çekia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 21/05/2018 16:15

    Ti q* serbi ropt Serb I konvertuar ne turk je o kokrra e legenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall