PRISHTINË, 20 Prill /ATSH/ -Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, nesër qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
Pritja ceremoniale bëhet në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë, pasohet me takimin "Tête-à-tête" Jahjaga-Plevneliev dhe të përbashkët të delegacioneve, si dhe me konferencën për media.
Në axhendën e njoftuar për ATSH-në nga Presidenca kosovare është edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e më pas vizita në Galerinë e Arteve në Prishtinë./b.j/f.n/