Presidenti i FIA-s Todt në Tiranë: Shqipëria e gatshme për evente të tjera, për Schumacer s'mund të flas

Presidenti i FIA-s Todt në Tiranë: Shqipëria e gatshme për evente të tjera, për Schumacer s'mund të flas

Në datat 13-14 është mbajtur në Shqipëri për herë të parë eventi më i rëndësishëm i motorsportit, FIA Sport Regional Congress 2019. I pranishëm ka qenë edhe presidenti i FIA-s, Jan Todt, i cili foli për mediat së bashku me presidentin e Auto Club Albania, Niko Lela. Fillimisht Todt foli për ecurinë e Shqipërisë në ‘motorsport’.

Todt: “Shqiperia ka treguar vullnet dhe ka qenë e gatshme të mirëpresë evente të tjera të motorsportit, duke përmendur si shembull cartingun. Në vitin 2016 kemi suportuar financiarisht në rritjen e këtij sporti, duke  konsideruar si gurë themeli për progres të mëtejshëm. Nisma është shumë e rëndësishme të fillojë me fëmijët. Jo vetëm për ti parë ata në ambientet e motorsportit, por për ti bërë ata shoferë të ndërgjegjshëm në rrugë.”

Në fjalën e tij presidenti i Auto Club Albania Niko Lela foli për sfidat e tashme dhe objektivat e ardhshme të federatës që drejton.

Niko Lela: “Kemi që nga 2016 që organizojmë kampionatin e ‘Go-Kart’ dhe kemi zhvilluar rregullisht garën ndërkombëtare  të CEZ në Krujë. Sfida jonë aktualisht është që të vazhdojmë me ‘Go-Kart’ dhe nga viti tjetër do të kalojmë në një kategori tjetër që është ‘Cros-Kart’.”

Jean Todt ishte në Shqipëri jo vetëm si president i FIA-s, por edhe si i dërguari posaçëm i i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Për këtë çështje ai u shpreh:

“Keni humbur 50 njerëz për shkak të tërmetit, por duhet të dini që në vit vdesin 7-fishi I tyre nga aksidentet rrugorë. Kjo është diçka që duhet adresuar dhe për këtë kam patur një takim me kryeministrin dhe disa vartës të tij. Duhet ti bëjmë rrugët më të sigurta duke filluar nga vetja. Hapi I parë është vendosja e rripit të sigurimit, të mos shkruajmë mesazhe teksa ngasim makinën apo të pijmë teksa ecim.”

Në fund si mik i familjes Schumacer Jean Todt u pyet për gjendjen e pilotit legjendar të Formula 1 dhe Ferrari-t, por refuzoi të përgjigjej duke respektuar privatësinë e gjermanit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur