Emri i Gianni Infantino, presidenti i ri i FIFA-s, gjendet mes dokumenteve të "Panama Papers". Lajmin e bën të ditur gazeta britanike, "Guardian", ku aludohet se Infantino, kur ishte shef i shërbimit juridik i UEFA-ës, mendohet të ketë patur një rol në marrëveshjet mbi të drejtat televizive, të cilat i janë besuar kompanive të huaja.
Vetë Infantino ka mohuar gjithmonë përfshirjen në këtë çështje.
Sipas Guardian, një numër kontratash nga viti 2003 deri në 2006, kanë patur si bashkë-nënshkrues edhe ish shefin juridik të UEFA-s. Bëhet fjalë për një nga kompanitë e përfshira në skandalin që çoi në dorëheqjen e ish presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.
UEFA ka mohuar çdo përfshirje të ndonjë nga drejtorëve të tij ose të ndonjë partneri të marketingun në skandalin e "Panama Papers".
Ndërsa FIFA ka përsëritur se Infantino nuk ka asnjë marrëdhënie me drejtuesit aktualë nën hetim ose me kompanitë e tyre.
Tabloidi britanik citon shitjen e të drejtave të Champions League, Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës, një kompanie argjentinase "Cross Trading Company".
Kjo ia rishet menjëherë të drejtat e anëtarësimit, një kompanie ekuadoriane të transmetimit mediatik, "Teleamazonas", për rreth tre ose katër herë mbi çmimin e paguar.
Kontratat ishin për periudhën 2003 deri në vitin 2006 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2009.
Në bazë të këtyre kontratave, "Cross Trading Company", rezulton e regjistruar në "parajsa fiskale", në ishullin Niue, në Paqësor. Ajo do të paguante 111 000 dollarë për të drejtat ekskluzive për të transmetuar Ligën e Kampionëve në Ekuador, për sezonet 2006-2007 dhe 2008-2009.
Nga ana tjetër Teleamazonas ka paguar 311 170 dollarë, për të njëjtat të drejta.
Sipas UEFA-s, të drejtat janë shitur "në një ankand të hapur dhe konkurruese".
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA