Presidenti i Gjermanisë: Vaksinimi akt solidar, Pfizer ‘drita në fund të tunelit’

 Presidenti i Gjermanisë: Vaksinimi akt solidar, Pfizer ‘drita në fund të tunelit’

Frank-Ëalter Steinmeier

GJERMANI- Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier e ka konsideruar vaksinën një akt solidar dhe fillimin e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën e sapo miratuar nga EMA, Pfizer një “dritë shprese” për të gjithë.

Në Gjermani 27 dhjetori konsiderohet dita e cila do të nis vaksinimi i popullsisë në Gjermani, siç ka thënë edhe ministri i shëndetësisë dhe kancelaria e Gjermanisë Anglea Merkel.

Steinmeier, ka thënë se imunizimi i gjerë është i nevojshëm në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, por pa e bërë të detyrueshme vaksinën anti-COVID për qytetarët.

Aktualisht shteti Gjerman numëron plotë 27,297 viktima nga virusi fatal. Presidenti i Gjermanisë tha se do të mbajë një përkujtimore në emër të të gjithë viktimave që humbën jetën nga koronavirusi. Me këtë akt siç tha edhe Steinmeir do të tregohet mbështetja ndaj atyre njerëzve që viktimat kanë lënë pas.

Gjermania fillimisht  është konsideruar një ndër shtetet të cilat janë përballur më mirë me pandeminë në Evropë, por gjatë valës së dytë të koronavirusit edhe Gjermania hasi vështirësi.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Gjermani ka arritur 1.534.116.

Ditën e djeshme është miratuar vaksina nga EMA për në Evropë dhe puna pritet të nisi së shpejti, duke vaksinuar qytetarët në Evropë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës