Qeveria iraniane është e gatshme të rifillojë përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje të drejtë nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë "qëndrimin e tyre pretencioz" dhe veprimet "provokuese".
Deklaratat i bëri Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, gjatë një telefonate me kryeministrin japonez Sanae Takaichi, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.
Deklaratat "provokuese" nga zyrtarët amerikanë, "të njëkohshme me rrethimin e porteve iraniane, janë të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare", tha Pezeshkian, duke shtuar se veprime të tilla "e ndërlikojnë më tej situatën në rajon".
Presidenti iranian i theksoi gjithashtu kryeministrit japonez "nevojën për të vazhduar ndjekjen e rrugës diplomatike për të arritur një zgjidhje të drejtë që garanton respektimin e të drejtave të Iranit dhe vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon".
Lajmi kryesor:
Trump sulmon kancelarin gjerman: Mos ndërhy tek Irani, mendo më shumë për Kievin dhe vendin tënd! Presidenti amerikan: Bllokada në Hormuz do të zgjasë










