BELGJIKE - Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy, ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika në vitin 2014, kur i përfundon edhe mandati i tij.
Anëtarë të familjes time do të jenë në listat zgjedhore në Belgjikë dhe ata, që duan të votojnë për dikë nga familja Van Rompuy do ta kenë shansin për ta bërë një gjë të tillë.
“Në fund të vitit 2014 karriera ime politike do të marrë fund”, - ka thënë Van Rompuy për mediat belge. Vëllai i tij është një ligjvënës në parlamentin belg dhe djali i tij Peter është aktiv me partinë e Kristian Demokratëve.
Van Rompuy, 65 vjeç ka qenë ish-kryeministri i Belgjikës dhe antëtar i Partisë së Kristian Demokratëve dhe Flamanëve i cili u zgjodh për president të Këshillit të Evropës më 1 janar të vitit 2010, dhe u rizgjodh për herë të dytë në 2012, mandati i të cilit i përfundon më 30 nëntor të vitit 2014.
Gjatë mandateve të tij si kreu i Këshillit të BE-së, ai është përballur me një situatë ekonomike dhe sociale tejet të vështirë, që ka përfshirë Evropën vitet e fundit.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com