Presidenti i Kamzës: Mziu nuk e mbajti premtimin, prej fillimit të sezonit e financoj i vetëm klubin

Presidenti i Kamzës: Mziu nuk e mbajti premtimin, prej fillimit të sezonit e financoj i vetëm klubin

Naim Qarri dhe Xhelal Mziu

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, nëpërmjet një letre të hapur ka sqaruar opinionin publik në lidhje me situatën në klubin që drejton. Qarri shprehet se prej kohësh është lënë i vetëm nga bashkia e këtij qyteti, e cila është aksionere me 49%. Ai thotë se para pak kohësh ka marrë një premtim nga Xhelal Mziu që gjithashtu nuk është mbajtur. Pavarësisht ‘gropës’ financiare që ka lënë bashkia sipas Qarrit, ai do t’I likujdojë futbollistët sipas kontratave që kanë firmosur.

Më poshtë letra e Naim Qarrit
“Letër e hapur

Të nderuar qytetarë të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë! Gjithashtu, i nderuar opinion i gjerë sportiv! Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shpjeguar pozicionin tim te skuadra e Kamzës, që aktualisht, për hir të së vërtetës, ndodhet në një moment të vështirë. 

Në vijim do t’ju shpjegoj në mënyrë të detajuar problemet e skuadrës sonë, që nuk duhet të qëndrojnë më të maskuara. Klubi ynë është një shoqëri aksionare, ku aksionet janë të ndara kështu: 51% i disponon firma “Qarri02 shpk” dhe 49% i disponon Bashkia e Kamzës. 

Për të qenë transparent me të gjithë ju, ka gati 11 vite që e financoj skuadrën me paratë e familjes sime. Ndërkohë, këtë sezon futbollistik, 2018-2019, Bashkia e Kamzës nuk ka plotësuar detyrimet financiare, që ligji përcakton qartë, në bazë të 49% të aksioneve që ky insitucion zotëron. Kam lexuar pak kohë më parë kryetarin e kësaj bashkie në media, që akuzonte personin tim se nuk kisha asnjë lloj projekti me skuadrën. Në bazë të dokumentacioneve të vulosura dhe firmosura nga unë, sipas bilanceve të financierëve tanë, në muajin dhjetor 2018, është dorëzuar pranë bashkisë, pas kërkesës së këtij insitucioni, transpareca financiare. 

Pas kësaj situate kam marrë një premtim nga vetë kryetari i Bashkisë së Kamzës se bashkëpunimi do të rinisë dhe pushteti lokal do të ishte garant nga muaji janar 2019 e në vazhdim. Por, në këtë moment që po flasim, investimet e bashkisë janë zero, madje ajo ka bërë prapakthehu, duke mos garantuar asgjë. Gjej rastin t’i bëj thirrje këtij institucioni, që të mbështesë ekipin, jo Naim Qarrin. Këtë kerkesë e bëj jo nga dëshira personale, por në bazë të dokumentacioneve dhe detyrimeve financiare, që aksionari tjetër 49% ka ndaj skuadrës, por dhe qytetarëve kamzalinj, të cilët paguajnë taksa dhe detyrime ndaj bashkisë. Ata nuk e meritojnë hezitimin për përkrahje të skuadrës së qytetit. Në të kundërt, pas konsultimeve që do të kem edhe me juristët e klubit, do të kërkoj nga bashkia të heqë dorë nga 49% i aksioneve që disponon dhe 100% të aksioneve të kalojnë te firma “Qarri02 shpk”. Ndërkohë, futbollistëve të mi, pavarësisht se jam lënë në rrugë nga Bashkia e Kamzës, iu premtoj se çdo detyrim do të likujdohet, me apo pa pushtetin lokal në krah.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë