Presidenti i Komisionit Euorpian Jose Manuel Barroso, pritet që të vizitojë vendin tonë në fund të këtij muaji, më 30 qershor. Lajmi konfirmohet për “A1 Report” nga burime në Komisionin Europian. Pritet që vizita e zotit Barroso të vijë në një moment, kur BE-ja do të ketë vendosur për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
 
Barroso drejton prej vitesh Komisionin Euorpian, institucion që ka rekomanduar 3 herë rresht që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.
 
Kjo është hera e parë që konfirmohet vizita e zotit Barroso, pasi 3 vite më parë, presidenti i KE anuloi vizitën e tij në Tiranë për shkak të situatës së atëhershme pas zgjedhjeve lokale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)