Vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, mund të marrin statusin ‘vend i asociuar i BE’, një status i ndërmjetëm deri në anëtarësimin e plotë që do t’i jepte rol më të madh politik në Union, do t’i lejonte pjesëmarrje në tryezat e mëdha të Brukselit si dhe në vendimmarrjet për çështje të rëndësishme si krizat apo ato të sigurisë.

Idenë për një status të tillë për më shumë pjesëmarrje të ballkanasve në familjen europiane ka qenë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe kjo u konfirmua në Tiranë edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian, institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, Charles Michel.  Në konferencën për shtyp me Ramën, tij Michel tha se vendet e Ballkanit nuk do të lihen mënjanë.

"Do ju tregoj një sekret, para disa muajsh ishim në Suedi për aktivitet dhe shkëmbyem ide me njëri-tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është të përfshijmë udhëheqësit që t'i kemi me 27 udhëheqësit të BE. Po zbatojmë këtë qasje për të pritur për një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE. Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e ‘anëtarëve të asociuar’, pra qasje e përafërt që të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të jemi konkretë dhe operacionalë, prandaj e ritheksova mbështetjen time personale për iniciativën e Ballkanit", tha Michel

Për këtë ide foli edhe Kryeministri Rama, i cili u shpreh se kjo do t'i jepte fund një herë e mirë edhe paranojave që thonë se Bashkimi Evropian i ka lënë mënjanë vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Të hedhë një hap më tutje për ta afruar politikisht shumë më pranë Ballkanin Perëndimor, duke bërë një integrim të menjëhershëm në aspektin politik. Pra, të pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat evropian, në proceset e vendimmarrjeve që lidhen me sigurinë, përballimin e krizave etj. Të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë. Të kemi edhe detyrime të njëjta. Ideja e anëtarit të asociuar të BE-së tha se është një ide që po merr mbështetje gjithmonë e më shumë. Unë e mbështes vizionin e Presidentit të Francës, por këtë Komunitetin e ri Politik në BE. Të gjithë të jenë të përfshirë dhe kështu sigurisht për sa na takon edhe më afër Bashkimit Evropian. Kjo do t’i jepte fund të gjitha spekulimeve dhe paranoja që BE po na mban aty larg", tha Rama. 

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Michel përsëriti qëndrimin pro integrimit të vendit tonë, ndërsa Rama foli për ndarje me Maqedoninë e Veriut, vetëm në rast se vijon pengu bullgar.

“Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për të gjithë shqiptarët. Ne do të kemi një takim të 27 drejtuesve të Bashkimit Evropian. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çelja për anëtarësim duhet të vazhdojë sa më parë”.

Dy zyrtarët folën edhe për efektet pozitive që ka Open Balkan për rajonin, duke bërë ftesë për gjithëpërfshirje. Presidenti i KE, Charles Michel tha se mbështet Ballkanin e Hapur duke thënë se do të lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Europën. Ndaj sugjeron që të krijohet një platformë politike duke mbledhur të gjithë liderët në një tryezë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në vizitë në Gjermani në fokus të së cilës ishte integrimi europian i vendin tonë, lufta në Ukrainë dhe impakti i saj, roli i Shqipërisë në rajon por edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB. Pas vizitës, zhvilloi një intervistë në Berlin ku foli për vizitën e presidentit Michel në Shqipëri duke thënë se nuk do të jenë ditë vendimtare për Shqipërinë. Ndalur në dy raportet e miratuara nga Parlamenti Europian për Shqipërinë ku i kërkohet BE-së që të nisë negociatat me Shqipërinë, Rama tha se është frut i një pune të madhe që vendi ynë ka bërë.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
'Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz' Nga vizatimet, te topi i basketbollit dhe libri për Shqipërinë komuniste! Rama i prezanton zyrën Michel

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga momenti kur i prezanton zyrën e tij kur u prezanton zyrën e tij Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

 “Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”, tha MIchel, teksa Rama po i tregonte me detaje gjithçka.

Gjatë "turit" në zyrë presideti i KE vuri re një top basketboll, ndërsa po kërkonte një kosh.

"Ja edhe topat e basketbollit.", tha ai

Në momentin kur nuk e priste, Rama i hapi një derë në zyrë dhe i tregoi koshin e basketbollit. MIchel menjëherë provoi të bënte kosh.

"Vualah", i tha Rama sapo ai beri koshin.

Gjatë bisedës kryeministri i dhuroi edhe një libër MIchel. Libri nga shkrimtare shqiptare flet për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste.

 

Ora 12:33
Negociatat, Rama: Kemi të drejtë të ndahemi nga Maqedonia nëse Bullgaria vijon të bllokojë

 

Shqiptarët kanë kërkuar që nëse Bullgaria vijon të bllokojë Maqedoninë e Veriut për negociatat, atëherë vendi ynë ka të drejtë të kërkojë largimin. Qëndrimin e ka ripërsëritur Kryeministri Rama në konferencën me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ne nuk preferojmë të ndahemi për sa kohë ka ende hapësirë që të mendohet se Bullgaria mund t’i hapë rrugën. Gjysmë milionë shqiptarë e kërkuan në Këshillimin Kombëtar që nëse në qershor nuk marrim negociatat, jemi të lirë të kërkojmë daljen nga bllokimi që Bullgaria I ka bërë Maqedonisë së Veriut. Ky do të jetë qëndrimi ynë, por deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian qëndrimi ynë do të jetë që negociatat duhet të hapen me të dyja”, tha Kryeministri.

Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur.

“Miti që Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur është për konsum lokal. Gjermania nuk është kundër por kërkon gjithëpërfshirje dhe këto të dyja janë gjëra të ndryshme. Ballkani i hapur është një nismë që synon jetësimin e të gjitha parimeve dhe lirive të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Ora 12:28
Presidenti i KE: E mbështes Ballkanin e Hapur, të mblidhen të gjithë në një tryezë! Është hap integrimi

 

Presidenti i KE, Charles Michel tha se mbështet Ballkanin e Hapur duke thënë se do të lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Europën. Ndaj sugjeron që të krijohet një platformë politike duke mbledhur të gjithë liderët në një tryezë.

"Unë jam mik i angazhuar për të zgjidhur vështirësitë për të cilat jemi konfrontuar. Pas disa javësh do kemi një mbledhje të fundit të presidencës franceze për të zgjidhur këtë situatë. Ne do bëjmë vlerësimin në qershor. Shpresoj që do jemi në gjendje të bëjmë këtë gjë. Natyrisht nëse nuk ndodh duhet ta rishohim situatën. Pozita e kryeministrit është e arsyeshme dhe e përligjur. Unë e mbështes Ballkanin e Hapur sepse më të mëdha do të jenë aftësitë për të forcuar strukturat ekonomike politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e BP me Europën. Është dhe çështja energjetike që është gjeopolitike për aftësitë blerëse. Kjo ka shumë kuptim. Duhet të krijohet kjo platformë politike. Duhet bërë ky hap integrimi duke u mbledhur të gjithë në një tryezë që të kemi inteligjencë kolektive të përbashkët", tha Michel.

Ora 12:18
Presidenti i KE zbulon 'sekretin': Isha me Ramën në Suedi, kishte një ide për status tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE! Duam bashkëpunim, jo justifikime

 

Presidenti i KE, Charles Michel është pyetur përse vazhdohen të mbahen peng Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nga Maqedonia e Veriut duke thënë se objektivi kryesor është të zgjidhen mosmarrëveshjet. Nga ana tjetër tregoi bisedën me Ramën në Suedi, ku dha idenë për status tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Objektivi kryesor që kam unë është që t'i japim energji të reja procesit të integrimit në BE që të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe të fillohen bisedat për anëtarësim. Kam vendosur që kjo çështje për mënyrën se si po punojmë ta diskutojmë në qershor dhe mora iniciativën që të ftoj miqtë nga Ballkanit Perëndimor dhe të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të tejkalojmë sfidat. Nga ana tjetër është e rëndësishme që të mos presim vendimin përfundimtar. Ju duhet të bashkërendoni dhe të bashkëpunoni se si duhet të kalojmë këto sfida. Mendojmë që është gjë e mirë të bisedojmë me miqtë tanë, jo të gjejmë justifikim tjetër, por t'i japim shtysë politike bashkërendimit të punës.

Do ju tregoj një sekret, para disa muajsh ishim në Suedi për aktivitet dhe shkëmbyem ide me njëri-tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është të përfshijmë udhëheqësit që t'i kemi me 27 udhëheqësit e BE. Po zbatojmë këtë qasje për të pritur për një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE. Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e anëtarëve të asociuar, pra qasje e përafërt që të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të jemi konkretë dhe operacionalë, prandaj e ritheksova mbështetjen time personale për iniciativën e Ballkanit", tha Michel.

Ora 12:13
Charles Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, sa më parë negociatat

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka nënvizuar qartë sot në Tiranë se Shqipëria meriton të hapen sa më parë bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Shumë ka ndryshuar, kriza e COVID dhe lufta në Ukrainë por një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë dhe kjo është angazhimi ynë iu plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky është moment kyç të takohemi me ju, një aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë që të ruajmë dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe dua t’ju falëndero për punën tuaj në arenën globale, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për të gjithë shqiptarët. Ne do të kemi një takim të 27 drejtuesve të Bashkimit Evropian. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çelja për anëtarësim duhet të vazhdojë sa më parë”, tha Michel.

Ora 12:09
Biseda me presidentin e KE, Rama: Jemi në nivel tjetër! Folëm për luftën në Ukrainë dhe për procesin e hapjes së negociatave

 

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar bisedën me presidentin e KE, Charles Michel, me të cilin foli për luftën në Ukrainë, integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Ballkanin e Hapur dhe reformat.

"Përtej vështirësive të procesit, aspekteve të mirënjohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për tu hedhur, jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane si rezultat edhe i një vullneti gjithnjë e më të shprehur nga ana e BE, e autoriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE.

Jam i bindur se shqiptarëve asnjëherë nuk do t'i duket e tepërt, por shpresoj të mos i duket presidentit të KE për mirënjohjen ndaj mbështetjes për momentet më të vështira që nga tërmeti tek pandemia sepse kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se ne ndihemi shumë krenar që jemi pjesë e frontit të përbashkët që sot është më shumë se asnjëherë tjetër, qartësisht një front i të mirës kundër së keqes.

Folëm me presidentin për situatën e përgjithshme, angazhimet dhe sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit por edhe reformat duke filluar nga ajo në drejtësi", tha Rama.

Rama nuk la pa përmendur edhe megaoperacionin e SPAK të ditës së djeshme duke thënë se ligji po godet krimin e organizuar duke treguar se jemi në rrugën e duhur.

"Të gjithë e ndoqën edhe dje operacionin shumë domethënës të prokurorisë spciale dhe policisë për t'i dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar ashtu si dhe shembujt kuptimplotë të drejtësisë, pavarësisht përkatësive të tyre politike që tregojnë se jo vetëm jemi në rrugën e duhur por kemi hapur hapa domethënës", tha Rama.