Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin duke i kërkuar që të hapen korridoret humanitare nga Mariupoli me rastin e Pashkëve Ortodokse.
Me anë të një postimi në Twitter, Michel shkruan:
“Kam kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare nga Mariupoli dhe qytetet e rrethuara, veçanërisht me rastin e Pashkëve Ortodokse”.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë bisedës, Michel i ka kërkuar Putinit që të flasë drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zbulohen 200 varre masive në Mariupol! Rusia: 1 viktimë dhe 27 të zhdukur nga fundosja e anijes 'Moskva'! Sekretari i Përgjithshëm i OKB takim me Putin më 26 prill









