Lufta/ Zbulohen 200 varre masive në Mariupol! Rusia: 1 viktimë dhe 27 të zhdukur nga fundosja e anijes 'Moskva'! Sekretari i Përgjithshëm i OKB takim me Putin më 26 prill

Në Ukrainë është dita e 58-të e luftës dhe Rusia ka refuzuar propozimin e Ukrainës për një armëpushim për Pashkët Ortodokse, duke vënë si kusht dorëzimin e fabrikës së çelikut në Mariupol

Kur kanë kaluar gati dy muaj nga ofensiva ruse, Mariupol është ende në qendër të ngjarjeve më tragjike të luftës. Tre të katërtat e popullsisë thuhet se u larguan nga Donetsk, ndërsa Kievi denoncoi se ‘deri në 9,000 banorë mund të varroseshin në një varr masiv në Manhush. Më shumë se 7,000 krime lufte janë nën hetim. Disa imazhe satelitore janë publikuar që tregojnë 200 varre masive në Mariupol.

Ndërkohë, SHBA po përgatitet të dërgojë një paketë të konsiderueshme ndihme ushtarake në mbrojtje të Donbasit. Në një videomesazh për ukrainasit, Zelensky i bën thirrje që të mos japin asnjë të dhënë personale për forcat ruse pasi po planifikojnë të mbajnë referendum për zonat e pushtuara. 

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë. Lajmi është bërë me dije nga Kremlini.

Faqja e lajmeve pro-Kremlinit Readovka postoi njoftimin, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës, se 13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë u zhdukën në Ukrainë, informacion i cili më pas u fshi. Sipas Moskës, ushtria ruse synon që të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore.

Rusia ka dhënë një numër të ri të viktimave dhe të të zhdukurve në fundosjen e anijes kruyesore të flotës ruse në Detin e Zi 'Moskva'. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, një marinar vdiq dhe 27 të tjerë u zhdukën.

Kryeministri italian, Mario Draghi po shqyrton që të kryejë një vizitë Ukrainë dhe të takohet ballë për ballë me presidentin ukrainas Volosymyyr Zelensky. Megjithëse ai aktualisht është i infektuar me COVID-19, vizita planifikohet të behët së shpejti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Kharkiv: Një burrë dhe një grua u torturuan nga rusët dhe më pas janë djegur të gjallë

Në rajonin e Kharkiv, policia ukrainase gjeti trupat e djegur të dy banorëve të Izyumit, një gruaje dhe një burri, të cilët fillimisht u torturuan nga rusët dhe më pas u dogjën të gjallë. Këtë e raporton Ukrainska Pravda, duke cituar zyrën e prokurorit rajonal të Kharkiv.

Për episodin u hap procedimi me nenin për shkeljen e ligjeve të luftës. Hetimi për momentin është kryer nga policia por që më pas do t'i transmetohet shërbimit të sigurisë të Ukrainës, nënvizojnë mediat ukrainase.

Ora 22:14
Kiev: Zbuluam një tjetër varr masiv në Mariupol! Mund të ketë mbi një mijë civilë

Një tjetër varr masiv thuhet se u zbulua në Mariupol, sipas një këshilltari të kryebashkiakut, Petro Andriushchenko.

“Kemi marrë lajmin për një varr masiv të banorëve të Mariupolit, të gërmuar në përpjekje për të fshehur pasojat e krimeve të luftës. Ndodhet në rrethin Livoberezhnyi pranë varrezave të bashkisë Vynohradne. Kjo konfirmon më tej se pushtuesit po kryejnë varrimin dhe djegien masive të banorëve të Mariupolit të vdekur në të gjitha rrethet e qytetit, "tha Andriushchenko në Telegram sipas Ukrinform.

Këshilltari publikoi gjithashtu një imazh satelitor që tregon zonën e varrit masiv.

 "Imazhet satelitore të marra nga Planet më 20 prill tregojnë një varr masiv 45 metra të gjatë dhe 25 metra të gjerë. Të paktën 1000 banorë të Mariupolit të vrarë nga fashistët rusë mund të varrosen.”, tha ai.

Një tjetër imazh satelitor i marrë më parë tregoi zonën e gropave masive në Manush, jashtë Mariupolit, ku mund të varroseshin midis 3,000 dhe 9,000 civilë të vrarë nga trupat ruse. Sipas kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, më shumë se 20,000 civilë kanë vdekur në qytet që nga pushtimi, ndërsa rreth 120,000 kanë mbetur, ndërsa përpjekjet për evakuim po vazhdojnë ngadalë.

Ora 21:58
Draghi pritet të vizitojë Ukrainën

Kryeministri italian Mario Draghi po shqyrton që të kryejë një vizitë Ukrainë dhe të takohet ballë për ballë me presidentin ukrainas Volosymyyr Zelensky.

Aktualisht Draghi është me i izoluar pasi është i infektuar me COVID. Për momentin nuk ka ende asgjë të planifikuar, por vizita pritet të vendoset sëshpejti, para udhëtimit për në SHBA të planifikuar rreth mesit të majit.

Ora 21:50
Moska: 1 i vdekur dhe 27 të zhdukur nga fundosja e anijes 'Moskva'

Rusia ka dhënë një numër të ri të viktimave dhe të të zhdukurve në fundosjen e anijes kruyesore të flotës ruse në Detin e Zi 'Moskva'. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, një marinar vdiq dhe 27 të tjerë u zhdukën.

Ora 21:50
Scholz: Embargoja e gazit rus nuk i jep fund luftës

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një interviste për gazetën gjermane Der Explanel është shprehur se embargoja për gazin rus nuk do i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

"Ka të bëjë me shmangien e një krize dramatike ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës dhe fabrikave që nuk do t'i hapnin më kurrë dyert. Nëse Putini do të ishte i hapur për të folur për çështje ekonomike, ai kurrë nuk do ta kishte nisur këtë luftë të çmendur”, tha Scholz.

Ora 20:17
BE drejt paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

BE po përgatitet të zbatojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës javën e ardhshme. Masat e reja mund të përmbajnë ndalimin e importit të naftës, edhe nëse po punohet për modalitetet. Gjithashtu është planifikuar zgjerimi i listës së bankave ruse të përjashtuara nga sistemi Swift.

Ora 19:30
Kievi: Ushtarët rusë po lënë lodra me mina në shtëpitë e civilëve

Një kukull e mbushur me eksploziv, një tullumbace me një vrimë në të për të vendosur fitilin e dinamitit... Së bashku me tmerret e varrezave masive dhe torturave, ushtarët rusë që largohen nga qytetet në Ukrainën perëndimore dhe veriore lejnë gjithashtu mjete të reja vdekjeje, të kamufluara për të synuar më të pambrojturit: fëmijët. Kjo është denoncuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit.

"Okupatorët tani po veprojnë sipas një parimi të ngjashëm me atë të aplikuar tashmë në të kaluarën, duke lënë pas 'surpriza vdekjeprurëse' në shtëpitë e civilëve. Cinizmi i racistëve është befasues: ata fshehin mina dhe objekte shpërthyese në lodrat e fëmijëve, librat dhe sendet shtëpiake. Banorët e dinë mirë se fëmija, kur kthehet në shtëpi , do të mbledhë në radhë të parë lodrën e tij”, shkruan ai.

Ora 18:45
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet më 26 mars me Putinin në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë. Lajmi është bërë me dije nga Kremlini.

António Guterres do të ketë edhe një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Ora 18:31
Lufta në Ukrainë, SHBA thërret sërish në diskutime aleatët! Takimi në bazën ajrore në Gjermani

1650334370_biden.jpg

Bombardimet ruse në Ukrainë vijojnë, ndërsa Shtete e Bashkuara kanë thirrur në një takim sërish aleatët. Takimi do të mbahet të martën më 26 prill në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani. Data e takimit u njoftua nga sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd J. Austin, i cili ftoi kolegët e tij dhe udhëheqësit ushtarakë të vendeve aleate në mbarë botën për të diskutuar mbi zhvillimet e krizës në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë që lidhen me të.

Ora 17:38
Boris Johnson: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm

1650397584_Screenshot1.jpg

Kryeministri i PD, Boris Johnson ka deklaruar sot se lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.

"Putini ka një ushtri të madhe. Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit", u shpreh ai.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shton se "pa marrë parasysh" epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm "ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas".

Ora 16:15
Lufta në Ukrainë, FMN: Pasojat të rënda, ekonomia evropiane në rrezik

Lufta në Ukrainë do të ketë pasoja të rënda ekonomike për Evropën, pasi erdhi në një moment kur ende nuk ishim rimëkëmbur nga pandemia.  Kështu deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke nënvizuar se me luftën janë shfaqur rreziqe të reja.

“Më shqetësuesja është ndalimi i papritur i rrjedhës së energjisë nga Rusia, që do të shkaktonte humbje të konsiderueshme për shumë ekonomi", tha FMN.

Ora 16:08
Negociatat me Kievin? Lavrov: Bisedimet e ngecura, kanë pranuar fatin e tyre

1650361700_lavrov.JPG

"Bisedimet ruso-ukrainase kanë ngecur," tha ministri i jashtëm rus Serghei Lavrov, cituar nga Tass.

Ai sqaroi se arsyeja e ngecjes së negociatave erdhi si pasojë e mospërgjigjes nga Kievi lidhur me propozimet ruse. Sipas tij Kievi po jep përshtypjen sikur nuk ka nevojë për të negociuar me Rusinë dhe se ka “pranuar fatin e tij”.

Lavrov theksoi gjithashtu se shqetësimi i Perëndimit është i dukshëm.

Ora 15:42
Ukrainë: Rusët qëllojnë me armë zjarri autobusët tanë me civilë

Një autobusë plot me civilë është qëlluar nga rusët, teksa po evakuoheshin nga Popasna, një qytet i vendosur në rajonin e Luganskut.

Lajmin e ka bërë me dije nga Ukrinform.

Ora 14:48
Presidenti i Këshillit Europian zhvillon bisedë telefonike me Putin: Të hapen korridoret humanitare për Pashkë

1650631991_er.JPG

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin duke i kërkuar që të hapen korridoret humanitare nga Mariupoli me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Me anë të një postimi në Twitter, Michel shkruan:

“Kam kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare nga Mariupoli dhe qytetet e rrethuara, veçanërisht me rastin e Pashkëve Ortodokse”.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë bisedës, Michel i ka kërkuar Putinit që të flasë drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën në Ukrainë.

Ora 12:21
BE dhe SHBA: Nëse Kina mbështet Rusinë do të ketë pasoja

1647000999_bashkimieuropian1100x6201.jpg

BE dhe SHBA "vazhdojnë t'i kujtojnë Kinës nevojën për të mos anashkaluar dhe dobësuar sanksionet kundër Rusisë dhe për të mos ofruar asnjë mbështetje për agresionin rus kundër Ukrainës. Ata përsërisin se çdo mbështetje nga Kina mund të ketë pasoja në marrëdhëniet me BE-në, respektivisht dhe SHBA-së”, është theksuar në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Stefano Sannino dhe Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Wendy Sherman. “Partneriteti mes BE-së dhe SHBA-së ka një forcë unike strategjike”, nënvizoi Sannino në një konferencë për shtyp.

Ora 12:11
Moska: Qëllimi ynë është të kontrollojmë Donbasin dhe Ukrainën jugore

1650285535_putin.JPG

Trupat ruse, ‘që nga fillimi i fazës së dytë’ të pushtimit të Ukrainës ‘i cili filloi dy ditë më parë’, synojnë ‘të marrin kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore’. Kjo për të siguruar "hapjen e një korridori tokësor drejt Krimesë", gadishulli në Detin e Zi që Moska në të vërtetë aneksoi në 2014 pas një pushtimi të ushtrisë ruse, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare! Këtë e deklaroi komandanti i përkohshëm i Qarkut Qendror Ushtarak Rus, Rustam Minnekayev, raporton Interfax.

Ora 10:55
Zelensky: Mariupoli po vazhdon të rezistojë

1650555051_Screenshot4.jpg

Ukrainasit po vazhdojnë të rezistojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Kështu ka deklaruar sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se kanë “çliruar” këtë qytet-port në Detin e Zi, pas pothuajse dy muajsh të bombardimeve intensive që kanë shkaktuar mijëra vdekje dhe shkatërrim të madh.

Dje presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se forcat ruse kanë “çliruar” Mariupolin dhe urdhëroi që të ndërpritej plani për sulmimin e fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal, ku mijëra ushtarë ukrainas, së bashku me qindra civilë, janë të vendosur. Në vend të sulmit, Putin urdhëroi forcat ruse që ta rrethonin Azovstalin aq shumë “sa as mizat të mos mund të fluturojnë jashtë tij”, duke argumentuar se “nuk ka nevojë” që të rrezikohet jeta e ushtarëve rusë.

Por, Zelensky tha se luftimet po vazhdojnë.

“Në jug dhe lindje të vendit tonë, pushtuesit po vazhdojnë gjithçka për të pasur arsye që të flasin për të paktën disa fitore. Ata vetëm mund ta vonojnë të pashmangshme – kohën kur pushtuesit duhet të largohen nga territori ynë, në veçanti në Mariupol, një qytet që vazhdon t’i rezistojë Rusisë, pavarësisht gjithçkaje që thonë pushtuesit”, tha ai.

Ora 10:15
Rrëzohet avioni ukrainas gjatë një ‘fluturimi teknik’

1650616279_AntonovAn26.jpg

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës dhe ka viktima, thanë autoritetet lokale.

Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia.

Informacionet i ka dhënë administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia. Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë.

Ora 10:14
Lufta/ Papa anulon takimin me Patriarkun rus Kirill

1650615271_19045931101.jpg

Marrëdhëniet me Patriarkun e Moskës janë "shumë të mira", por "më vjen keq që Vatikanit i është dashur të pezullojë një takim të dytë me Patriarkun Kirill, të cilin e kishim planifikuar për në qershor në Jerusalem".

Kështu Papa Françesku në një intervistë për gazetën argjentinase La Nacion.

“Por diplomacia jonë e ka kuptuar se një takim mes neve në këtë moment mund të krijojë shumë konfuzion”, tha ai.

Ora 08:47
Kievi: Sot nuk ka korridore humanitare, kalimet janë të rrezikshme

1650540619_evakuime.JPG

‘Për shkak të rrezikut në rrugë, sot në Ukrainë nuk do të ketë korridore humanitare’. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk në Telegram, e cila gjithashtu bëri një apel për "të gjithë ata që presin evakuimin: jini të durueshëm, ju lutemi prisni!".

Ora 07:59
Media pro-Kremlinit: Moska pranon humbjen e 20,000 ushtarëve rusë! 116 vdiqën në anijen 'Moskva'! Lajmi fshihet menjëherë

Faqja e lajmeve pro-Kremlinit Readovka postoi njoftimin, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës, se 13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë u zhdukën në Ukrainë: informacion që pas një kohe të shkurtër u fshi dhe u hoq nga interneti. Kështu shkruan faqja opozitare bjelloruse Nexta.tv. Nexta publikon një pamje të postimit (të supozuar) të Readovka-s me një foto të zëdhënësit të mbrojtjes ruse Igor Koneshenkov.

‘Në një konferencë të mbyllur, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dhëna për humbjet gjatë një operacioni special në territorin e Ukrainës. Humbjet e pakthyeshme nga pala ruse arrijnë në 13.414 ushtarë. Rreth 7000 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Po ashtu u njoftuan edhe shifrat për humbjet në kryqëzorin Moskva, ku është konfirmuar se kanë vdekur 116 persona, ndërsa më shumë se 100 të tjerë konsiderohen të zhdukur.  Zëvendësministri i Mbrojtjes vuri në dukje se për momentin llogaritja e numrit të të vdekurve është e vështirë për shkak të intensitetit të armiqësive dhe paarritshmërisë për trupat në fushën e betejës.- thuhet në njoftimin që u fshi nga media pro Kremlinit.

 

Ora 07:29
Biden: Beteja e Kievit, fitore historike për Ukrainën dhe me ndihmën e SHBA

1650398295_Screenshot2.jpg

‘Beteja e Kievit ishte një fitore historike për ukrainasit. Ishte një fitore për lirinë e arritur nga populli ukrainas me ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë." Presidenti amerikan, Joe Biden shkroi në Twitter, duke theksuar se "përpjekja e vazhdueshme dhe e koordinuar e komunitetit ndërkombëtar, e udhëhequr dhe e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara, është një arsye e rëndësishme pse Ukraina ishte në gjendje të pengonte Rusinë të pushtonte vendin".

 

Ora 07:29
Zelensky: Rusia po përgatit referendum të rremë në Kherson

1650572690_AP22080114179395.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po të përpiqet të mbajë një referendum të rremë për të shpallur pavarësinë në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.

Në një video mesazh, Zelensky u kërkoi banorëve të zonave të pushtuara nga forcat ruse që të mos japin asnjë të dhënë personale.

"Nuk ka të bëjë vetëm me regjistrimin, por nuk duhet t'i jepni asnjë lloj ndihme. Në të vërtetë ka të bëjë me falsifikimin e një të ashtuquajturi referendum për tokën tuaj, ndërsa urdhri për organizimin e kësaj 'komedie' vjen nga Moska", tha Zelensky.

Ora 07:26
SHBA: Do të bashkëpunojmë me prokurorinë e Kievit për hetimet për krimet e luftës

1649199318_IrinaVenediktova.jpg

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Irina Venediktova dhe po bashkëpunojnë në hetimin e krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri amerikan i Drejtësisë, Merrick Garland.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 26 Mars: 22/04/2022 19:14

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet më 26 mars me Putinin në Moskë ??

    Përgjigju
  • fix: 22/04/2022 08:46

    nejse, ai i mori ato qe donte, te tjerat jan prrala

    Përgjigju
    • Parruca: 22/04/2022 10:15

      Me cfare kostoje i mori? Pervec kostos se menjehershme te luftes, Rusia e fshiu veten nga lista e vendeve me te cilat mund te bashkepunosh. Edhe sikur neser te mbaroje lufta dhe te hiqen sanskionet, shtetet Europiane do shohin per pavarsi nga gazi Rus. Ne nje te ardhme te mesme Rusia do falimentoje totalisht si shtet sepse askush nuk do doje te kete Rusine si furnizuesin kryesor me hidrokarbure.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për

Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi