Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ka kërkuar falje popullit të tij, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, duke premtuar se nuk do të ketë një tjetër dhe se ai nuk do të përpiqet të shmangë pasojat ligjore dhe politikën të vendimit të tij.
“Më vjen shumë keq dhe dua t'u kërkoj sinqerisht falje njerëzve që patjetër u befasuan në lidhje me këtë vendim. Ia lë partisë sime që të ndërmarrë hapa për të stabilizuar situatën politike në të ardhmen, përfshirë çështjen e mandatit tim” tha Yoon Suk Yeol gjatë një fjalimi drejtuar kombit drejtpërdrejt në televizion.
Më tej Presidenti koreano-jugor theksoi se shpallja e gjendjes ushtarake lindi nga dëshpërimi.
“Do të doja të ulja kokën dhe të kërkoja falje edhe një herë për shqetësimet që i kam shkaktuar publikut”, përfundoi Yoon .
Opozita dhe pjesëtarë të rëndësishëm të partisë së tij i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqjen
Han Dong-hoon, lideri i partisë konservatore - e njëjta parti të cilës i përket Yoon - ka deklaruar tashmë se presidenti nuk është më i aftë të kryejë detyrën e tij dhe se dorëheqja e tij është "tani e pashmangshme".
Megjithatë Yoon Suk Yeol i ka 'mbijetuar' shkarkimit nga posti pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligjvënësit e partisë në pushtet. Opozitës i duhen vetëm tetë vota konservatore për të miratuar ligjin dhe më pas Yoon do të pezullohej nga detyrat e tij si president. Vendimi final për shkarkimin e tij do të merrej më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Disa protestues kanë qëndruar gjatë natës para Parlamentit, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe disa deputetët opozitarë po ashtu kanë qëndruar brenda Parlamentit gjatë natës, duke pasur frikë se Yoon mund të tentojë të ndërmarrë ndonjë masë të dëshpëruar me qëllim që të ruajë pushtetin.
Më 3 dhjetor Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, pasi e konsideroi të nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët kundër shtetit.
Ai u zotua të çrrënjosë "forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut" dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.
Ndërkohë disa orë më vonë ai u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol i ka 'mbijetuar' shkarkimit nga posti pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligjvënësit e partisë në pushtet sot.
Një numër ligjvënësish u larguan nga parlamenti përpara votimit për të fajësuar Presidentin Yoon mbi vendimin e tij, për të vendosur një periudhë afatshkurtër të ligjit ushtarak në fillim të kësaj jave. Vetëm dy mbetën brenda, ndërsa deputeti qeverisës që u kthye votoi kundër mocionit.
Jashtë sallës kryesore, deputetët e opozitës u dëgjuan duke bërtitur: "Shkoni brenda [dhomës] frikacakë".
Nëse votimi dështon sot, data tjetër e disponueshme që ligjvënësit mund të votojnë për shkarkimin e Yoon është e mërkura, 11 dhjetor.
Ligjvënësi që u kthye, Kim Sang-wook, përshkroi gjendjen e tij të vështirë, duke u thënë gazetarëve në Asamblenë Kombëtare se ai beson se konservatorizmi që "mbron Republikën e lirë të Koresë" duhet të ruhet.
Ndërsa më tej Kim Sang-wook thotë se e kishte dëgjuar deklaratën e presidentit kur kërkoi falje, duke shtuar se do t'i besonte partisë që të përgjigjej.
“ Dua të besoj në fjalët e tij”, tha Kim.