Presidenti i Kosovës, AAK e
NISMA dikur donin Isa Mustafën 

Presidenti i Kosovës, AAK e<br />NISMA dikur donin Isa Mustafën 
Zgjedhja e presidentit të Kosovës pas marrjes së Pavarësisë së Kosovës ka qenë temë diskutimesh të vazhdueshme mes partive politike në Kosovë.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, kohë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA donin që në krye të Shtetit të vendosej Isa Mustafa, liderin e Lidhjes demokratike të Kosovës.

Kjo marrëveshje u bë pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, kur Limaj e Haradinaj e u bënë bashkë për ta çuar Hashim Thaçin në opozitë.

Siç fakton edhe kjo komunikatë e shpërndarë në atë kohë në mediat kosovare, Ramush Haradinaj ishte nominuar për kryeministër të Kosovës ndërkohë që kryetari i Kuvendit dhe presidenti do të drejtoheshin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

kosove

Ata patën deklaruar se qeveria e krijuar prej tyre do të ishte qeveria e kthimit të shpresës, dhe se do të fokusohej në zhvillimin ekonomik, shtimin e vedneve të punës si dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin