TIRANË - Kreu i OSBE-së, Didier Burkhalter do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të zhvillojë takime të ndryshme. Më pas, ditën e premte Burkhalter do të zhvillojë vizita edhe në Kosovë dhe Serbi.

Siç bëhet e ditur, presidenti i OSBE, Burkhalter do të zhvillojë një takim me presidentin Bujar Nishani. Më pas Burkhalter do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Gjithashtu Burkhalter do të marrë pjesë edhe në një takim me të rinj shqiptarë të cilët marrin pjesë në kurse të ndryshme që organizohen nga OSBE-ja në Tiranë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)