Presidenti i Partizanit takim me
homologun e Veronës, Seti

Presidenti i Partizanit takim me<br />homologun e Veronës, Seti
Ashtu siç ishte paralajmëruar, me ftesë të klubit të Partizanit ka mbërritur në Tiranë, presidenti i klubit italian të Veronës, Mauricio Seti.

Ai është pritur dje pasdite nga homologu i tij, presidenti i klubit të kuq të kryeqytetit, Gazment Demi, takim gjatë të cilin është biseduar për vendosjen e urave të bashkëpunimit me interes të ndërsjelltë midis dy klubeve të futbollit, atij të Veronës dhe Partizanit.

Gjatë vizitës së tij dyditore, presidenti i Hellas Veronës, do të jetë edhe një tifoz më shumë për skuadrën e të kuqve të kryeqytetit.

Seti, sot në mbrëmje, do të jetë përkrah Demit në tribunën VIP të stadiumin “Qemal Stafa”, si i ftuar special në takimin e javës së 4-t, Partizani - Kukësi, i cili do të nisë në orën 19:00.

Sipas burimeve nga klubi i kuq Seti do të vëzhgojë edhe disa lojtarë të Partizanit që mund të transferohen në Itali.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim