Presidenti i PES:Shqipëria në rrugën
e duhur, plan ambicioz kundër krimit

Presidenti i PES:Shqipëria në rrugën<br />e duhur, plan ambicioz kundër krimit<br /><br>
Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Bruksel, ku po merr pjesë në Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor, zhvilloi një takim me Presidentin e Partisë së Socialistëve Europiane, Sergei Stanishev.

Sergei Stanishev në bisedën që pati me deputetin Balla, u shpreh se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare janë garanci për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria është rrugën e duhur dhe reformat e ndërmarra nga Edi Rama dhe Partia Socialiste janë garanci për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Jemi te entuziazmuar nga rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2017.

Lufta kundër krimit të organizuar është një sfidë e rëndësishme edhe në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Jemi informuar nga Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian zoti Knut Fleckenstein për një plan shumë ambicioz në luftën kundër krimit të organizuar të hartuar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të miratuar nga Qeveria e Shqipërisë.

Rezultatet e para në identifikimin dhe arrestimin e grupeve kriminale janë spektakolare”, u shpreh Presidenti i Partisë së Socialistëve Europiane Sergei Stanishev.

Ndërsa Taulant Balla u shpreh se “Duke nënvizuar faktin se Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatave me qeverinë tonë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane, i kërkova PSE mbështetjen qoftë në Parlamentin Europian, po ashtu edhe tek vendet anëtare” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari