Presidenti i PSE, Stanishev letër Ramës: Në këto 8 vite janë bërë reforma të thella nga PS dhe lidershipi juaj! Keni një ekip energjik për 25 prillin

Presidenti i PSE, Stanishev letër Ramës: Në këto 8 vite janë bërë reforma të thella nga PS dhe lidershipi juaj! Keni një ekip energjik për 25 prillin

TIRANË- Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, në të cilën ka vënë theksin te rëndësia e zgjedhjeve të 25 prillit. Në letrën që Shqiptarja.com disponon, Stanishev thekson se 25 prillit është një datë e rëndësishme për rrugëtimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria e drejtuar prej Ramës, duke listuar një sërë reformash të cilat sipas tij, por japin fryte, ku veçoi Reformën në Drejtësi.

“Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë shëndoshë e mirë ju dhe familjen tuaj.Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje. Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë. Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë”, shkruhet në letër.

Stanishev ka vlerësuar edhe listën e kandidatëve për deputet të PS-së, duke i cilësuar si një “ekip energjik që mbështete te gratë dhe te të rinjtë”.

“U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës. Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, përfundon letra.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike