
Gazment Bardhi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme duhet të përcaktohen procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së presidentit të ri. Këto, ka shtuar Bardhi, duhet të shkruhen në një dokument dhe më pas duhet t’i prezantohet palës tjetër. Vetëm pas këtij hapi, tha Bardhi, mund të shkohet në emra konkret.
"PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me një qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponentë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet grupit parlamentar”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e grupit, Alibeaj-deputetëve: Deri të dielën sillni kriteret e procedurat për presidentin e ri! Të hënën do i diskutojmë bashkë me ‘Rithemelimin’
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
61.4%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
15.5%
Vota total: 869
Lajme të tjera
-
Fija e fundit e kashtës së Berishës
6 Qershor, 11:18
-
PD mbledh sot kryesinë, krerët e degëve: Kryetari të zgjidhet brenda 15 korrikut! Bardhi: Të riorganizohet parti dhe negociata me Rithemelimin
6 Qershor, 11:07
-
'Tentativa' e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!
5 Qershor, 22:20
-
Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist! Jam kundër bashkimit mekanik të PD, s'ka garanci për fitore
5 Qershor, 19:53
-
Mero Baze: Një parti që vuan krizën e mungesës së betejës
5 Qershor, 19:35
-
Berisha e Basha po ngulin ‘gozhdët’ e fundit në ‘arkivolin’ e PD
5 Qershor, 19:21
-
Ylli Pata: Thikat mes demokratëve: Lufta absurde që bëhet pas shpine!
5 Qershor, 17:56
-
Grupi parlamentar i PD me qëndrim zyrtar: Të formohet një grup pune për bashkimin e partisë, më pas nisja e procesit të zgjedhjes së kryetarit
5 Qershor, 15:27
-
Si zgjidhet kriza e Partisë Demokratike
5 Qershor, 09:15
-
Thellohet ndarja brenda PD! Deputetët: Jo garë për kryetar tani! Degët: Zgjedhje brenda 15 korrikut, pala e Berishës zero reflektim për bashkim
5 Qershor, 07:02
-
Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa
4 Qershor, 18:58
-
PD-ja apo korrupsioni, problem më i madh në Shqipëri?!
4 Qershor, 18:43