Mbledhja e grupit, Alibeaj-deputetëve: Deri të dielën sillni kriteret e procedurat për presidentin e ri! Të hënën do i diskutojmë bashkë me ‘Rithemelimin’

TIRANË- Para se të ulen në tryezë me mazhorancën për emrin e presidentit të ri, Partia Demokratike duket se po has vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët brenda vetes. Në një kohë kur grupi i Sali Berishës, Komisioni i Rithemelimit vendos kushte se do të futeshin në negociata vetëm nëse mazhoranca do të pranonte kandidatin e tyre, nga ana tjetër, grupi i Enkelejd Alibeaj duket më bashkëpunues.

Në mbledhjen e sotme, që zgjati për rreth 2 orë e 30 minuta, Alibeaj bëri të qartë 2 qëndrime, së pari që PD-ja nuk do e bojkotojë procesin e konsultimeve, pasi shumica e të pranishmëve ishin ‘pro’ uljes në tryezë me mazhorancën, por që të mos lejohen që të përdoren, nisur edhe nga fakti që Edi Rama i ka votat për ta zgjedhur të vetëm presidentit.

Pika e dytë ishte se nga ky proces, tha Alibeaj, do të merret edhe mendimi i grupit të mbështetësve të Sali Berishës. Për këtë, deputetët duhet të dorëzojnë deri të dielën kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe më pas Alibeaj do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar, ku do të jetë i ftuar dhe Komisioni i Rithemelimit. Pasi të arrihet dakordësia për këto 2 hapa, atëherë do opozita do të dalë me emra konkret për t’u ulur në tryezë me socialistët.

Duhet theksuar se në këtë mbledhje ishin të pranishëm 22 deputet nga 35 që nuk i janë bashkuar Sali Berishës. Kjo sipas Alibeaj nuk është një braktisje, por i justifikoi duke thënë se kishin angazhime. U pretendua gjithashtu se një pjesë tjetër ishin online, megjithatë kjo nuk u konfirmua zyrtarisht, raportoi gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku,  duke bërë që të mos krijohet kuorumi i nevojshëm, e për rrjedhojë as nuk u morën vendime.

Ndalur te mbledhja e paralajmëruar e Këshillit e Kombëtar të PD-së, Alibeaj e konsideroi si një institucion paralel që synon të përçajë PD-së. Në fund, në mbledhje u diskutua 3 edhe për të kërkuar ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjetik. Për të ndjekur këtë, çështje u ngarkuan deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Alibeaj mesazh deputetëve: Deri të dielën në darkë mund të sugjeroni kriteret që do propozohen për zgjedhjen e presidentit

1651771988_aaa.jpg

Enkelejd Alibeaj i ka dërguar mesazh deputetëve duke i lënë afat deri të dielën në darkë, secili anëtar i grupit parlamentar mund të sugjerojë kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe rregullat e procedurës që do të ndiqet.

"Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielen në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim", shkruan Alibeaj.

Ora 19:28
Berisha mbledh nesër Këshillin Kombëtar, Alibeaj: Institucion paralel që synon ndarjen e demokratëve

 

Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se mbledhja e nesërme nuk është e Këshillit Kombëtar të PD, por të një institucioni paralel, që synon ndarjen e demokratëve.

“Këshilli Kombëtar i PD nuk kanë mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real”, tha Alibeaj.

Ora 19:24
Alibeaj: Palës së Berishës do i jepet mundësia që të shprehin mendimin e tyre për presidentin e ri

1651771467_alibeajjj.jpg

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se pjesëmarrja e 22 deputetëve në mbledhje, nuk është një braktisje, por sqaroi motivet. Ai shtoi se edhe palës së Berishës do i jepet mundësia që të shprehin mendimin e tyre për presidentin e ri

“36 deputet numëron grupi i PD, megjithatë edhe pse disa deputetë kishin impenjime të reja, por për interesin tuaj edhe për deputetët e tjerë, do t’iu ofrohet që të shprehin opinionin e tyre të shkruar për çështjet që u diskutuan sot”, tha Alibeaj.

Ora 19:21
Presidenti i ri/ Alibeaj: Të hënë mbledhje tjetër me të gjithë grupin parlamentar

 

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se për presidentin e ri do të ketë sërish një mbledhje tjetër lidhur me këtë proces.

"Mbledhje që u diskutua axhenda parlamentare, u diskutua për Komisionet e posaçme që përbëjnë lëndë të parë për veprimtarinë opozitare, dhe u diskutua edhe për presidentin e ri, i falënderoj kolegët e mi për përgjegjshmërinë, për të përballur këtë lloj procesi, një proces i rëndësishëm, që teston jo vetëm qasjen individualë, por edhe të PD, deputetët dhanë mendimin e vet, lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, do diskutojmë edhe me kryesinë e grupit, deputetëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të ofrojmë kriteret sipas të cilat ne PD, si e imagjinojnë ato, vlerat, profili, të marrim pjesë në proces, po jo fasadë, është detyrim ndaj zgjedhësve tanë”, tha Alibeaj.

Ora 19:20
Presidenti i ri/ Salianji: Do bëj të gjitha përpjekjet që grupi i PD të jetë i plotë, jo i ndarë sipas interesave

 

Ervin Salianji është shprehur se do të përpjekje për të mbledhur të gjithë grupin e PD, e jo të vijojë të ndarë në disa pjesë.

“Do bëj çdo përpjekje për të mbledhur grupit e PD dhe për të mos ta ndarë grupin, propozimet e të gjithë deputetëve janë qëndrime individuale, kryesia e grupit do të caktojë mbledhjen e ardhshme”, tha Salianji.

Ora 18:53
Presidenti i ri/ Bardhi: Të dalim me një qëndrim me shkrim për kriteret e procedurat e zgjedhjes, t’ia propozojmë palës tjetër! Pastaj të shkojmë te emrat

Gazment Bardhi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme duhet të përcaktohen procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së presidentit të ri. Këto, ka shtuar Bardhi, duhet të shkruhen në një dokument dhe më pas duhet t’i prezantohet palës tjetër. Vetëm pas këtij hapi, tha Bardhi, mund të shkohet në emra konkret.

"PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me një qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponentë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.  Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet grupit parlamentar”, tha Bardhi.

Ora 18:35
Bardhi: Ata që deri dje na thonin përse bojkotoni, sot s’duan që të marrim pjesë te presidenti i ri! Kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje

1651134843_bardhi.jpg

Gazment Bardhi ka qenë i ashpër në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, ku tha se deputetët pro Sali Berishës po i sulmojnë me qëllim që të mos marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

"Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.  Dhe mos të kompensohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk iu përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata që deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, tha Bardhi.

 

Ora 18:24
Alibeaj në mbledhje: Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar

1651763053_enkeled.jpg

Zbardhet fjala e Enkelejd Alibeajt në mbledhjen e grupit të PD

"Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.  Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate këtij muaji kemi bërë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anëtaret e këtij grupi kanë bërë përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo të tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh", tha Alibeaj. 

Ora 18:01
Mbledhja e grupit të PD, deputetët: Të marrim pjesë në negociatat për presidentin e ri, të propozojmë një kandidat

1651601103_seliaePD.jpg

Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD janë pro uljes në tryezë për negociata lidhur me presidentin e ri.

Kreshnik Çollaku: Partia Demokratike nuk duhet ta bojkotojë procesin e zgjedhjes se Presidentit. Edi Rama mund të këtë 71 vota shumicë në parlament por nuk ka legjitimitet për atë shumicë. Nga raporti OSBE-ODIHR ,nga shpalljet ‘Non Grata’ te Departamentit të shtetit nga prova të qarta të kriminalizimit të deputetëve të kësaj maxhorance, Edi Rama nuk ka legjitimitet në zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Nëse vërtetë Edi Rama kërkon të zgjedhe një President si figure uniteti të popullit dhe në legjitimitet politik, ky President duhet të vijë si propozim nga opozita. Një president i propozuar nga opozita e qendra e djathtë i jep legjitimitetin politik figurës kryesore të shtetit si dhe kontribuon në një ekuilibër te ri politik në vend.
Lefter Gështenja: Së pari nëse duhet të bëj lajm do të thoja që ne nuk duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në fakt unë jam që duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jete presidenti. Para opinionit publik në nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurte që qytetaret do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një anti- komunist që nuk shitet e nuk blihet.
Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale
Ferdinand Xhaferraj: Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi! Te negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.

Ora 17:53
Debat në mbledhjen e grupit të PD, Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë partinë! Të mblidhemi kur të jenë të gjithë

1651765995_alibeajsalianji.jpg

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka nisur me debate. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të shtyhet mbledhja për një moment kur të jenë edhe mbështetësit e Berishës. Sipas tij, nuk ka sens që kërkohet autorizim për tu ulur në tryezë me PS për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit kur nuk bëhen bashkë të gjithë demokratët.

"Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens, kërkohet autorizim për tu ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Duhet të shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne", tha Salianji.

Ora 17:28
Vendimi/ PD kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar: Për abuzimet në shitblerjen e energjisë dhe krizën

1651763053_enkeled.jpg

Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqes një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.

Ora 17:19
Mbahet mbledhja e grupit të PD, ja emrat e deputetëve që marrin pjesë! Mungon 'Rithemelimi'

Report Tv ka mësuar emrat e deputetëve që janë në mbledhjen e PD. Të pranishëm janë 21 deputetë në seli dhe 6 të tjerë online, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm për të mbajtur mbledhjen nga 52 deputetë. Mungojnë deputetët e 'Rithemelimit'. 

  1. Jorida Tabaku
  2. Dhurata Cupi
  3. Oriola Pampuri
  4. Emilia Koliqi
  5. Lindita Metaliaj
  6. Merita Bakiu
  7. Kastriot Piroli
  8. Seladin Jakupllari
  9. Sajmir Korreshi
  10. Dashnor Sula
  11. Zheni Gjergji
  12. Eralda Tase Bano
  13. Ervin Salianji
  14. Kreshnik Collaku
  15. Enkelejd Alibeaj
  16. Arber Agalliu
  17. Ferdindand Xhaferri
  18. Gazment Bardhi
  19. Lefter Geshtenja
  20. Flamur Hoxha
  21. Andia Ulliri
  22. Ilda Dhori
Ora 17:10
Alibeaj: Nuk më njeh Rithemelimi? E ça pastaj! Mbledhjet e grupit parlamentar i përcakton kryetari i grupit

 

Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave para mbledhjes me grupin parlamentar, ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Sa i përket faktit se nuk njihet nga Rithemelimi si kryetar i grupit parlamentar, Alibeajt duket se nuk i intereson dhe thotë se ka detyrimin të thërrasë e të dëgjojë të gjithë deputetët.

"Kush nuk më njeh?" pyeti Alibeaj ndërsa gazetarja iu përgjigj: "Grupi i rithemelimit".

Më tej Enklejed Alibeaj vijoi përgjigjen duke thënë se kanë në fokus cështje të tjera ndërsa u ndal edhe tek protesta për rrugën e Rinasit, për të cilën u vendos që të jetë sërish me dy kalime.

"E ca pastaj? Nuk është ajo çështja kryesore. Grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare dhe ka shumë çështje. Një fitore e vogël e banorëve të Rinasit që patën dhe mbështetjen e deputetëve tanë dhe arritën një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të Komisionit të Posaçëm për të gjithë praktikat korruptive lidhur me investitorë strategjikë. Në pozicionin e kryetarit, kam detyrimin t'i thërras për të dëgjuar të gjithë deputetët, anëtarë të grupit parlamentar" tha Alibeaj.

Ndërsa Salianjit, i cili tha se kryesia e grupit parlamentar duhet të mblidhet vazhdimisht, Alibeaj u përgjigj duke sqaruar se të gjitha thirren dhe drejtohen prej kryetarit të grupit parlamentar.

"Për çështje të tilla ju e dini që ka një rregullore që përcakton pozitën, të drejtat, detyrimet e secilit dhe në rregulloren e miratuar në 2017 është nëni 4 që përcakton se mbledhjet e grupit parlamentar thirren dhe drejtohen nga kryetari i grupit parlamentar. Kështu që është detyrim. Për çështje kaq të rëndësishme do të duhet të dëgjohet, të respektohet zëri i secilit deputet", tha Alibeaj.

Ora 17:05
Salianji: Do bëjmë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar

 

Deputeti Ervin Salianji tha për mediat se do bëjnë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar në mënyrë që ai të funksionojë si një i tërë. Salianji theksoi edhe njëherë se është zhvendosur vëmendja tek kriza që po kalon PD, në një kohë kur lufta e partisë duhej të ishte ndaj qeverisë. Ai tha se  

"Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe zgjedhore. Grupi duhet të hyjë një ulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet në mënyrë për përhershme., të gjithë deputetët duhet ët ulen dhe tu japin zgjidhje krizës, për shkak të ndarjes në palë dhe të mos e shpërndajmë fokusin nga ajo që është objektivi kryesor i PD lufta kundër Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.  

Ora 13:26
Mbledhja e Grupit, Rithemelimi: Alibeaj po përpiqet të zgjedhë nën-dorë presidentin e Ramës! Futemi në proces vetëm nëse maxhoranca pranon kandidatin tonë

Akt të paligjshëm e ka konsideruar zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, thirrjen e mbledhje së Grupit Parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar mbi negociatat me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri. Me një deklaratë për mediat, Garo tha se Alibeaj nuk mund të thërrasë mbledhje grupi pasi është shkakruar nga detyra e kreut të Grupit Parlamenatr të PD. Ajo e akuzoi atë se po përpiqet të zgjedhë 'nën-dorë presidentin e Ramës'

"Pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 30 Prill 2022, deputeti Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar.  Me gjithë këtë, ai vazhdon të përfshihet në farsën e turpshme të Edi Ramës të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me opozitë të emëruar prej tij. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe cilido që merr pjesë në farsen elektorale të Edi Ramës, përfaqëson thjesht veten dhe problemet e tij dhe kurrë opozitën shqiptare.  Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhti ndaj qindra mijra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithë narkoshtetin, u rrëmbeu votën. Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij", tha ajo.

Ajo shtoi se Rithemelimi do të angazhohet në këtë proces vetëm në rast se mazhoranca do të pranojë kandidatin e tyre për president. Ajo i kërkon deputetëve demokratë që të mos marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, teksa thekson se thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar, bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar.

"Qëndrimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit është i qartë. Partia Demokratike angazhohet në këtë proces vetëm në rastin që pseudo-mazhoranca vendos të pranojë për President Republike kandidatin e opozitës së vërtetë, e jo opozitës së emëruar, i cili duhet të jetë një emër konsensual i forcave politike opozitare. Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike. Thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar. Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike", shtoi ajo.

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/05/2022 02:26

    Znj.Garo,Rama ka thene se nuk ben negociata me nje /te vdekur/,kurse ju thoni nuk ulemi te ngrohim vezet po nuk pranoi kandidatin tone?! Fajin s'e keni ju,fajin e kane Basha me Alibeaj qe ju dhane e po ua japin doren akoma.Juve t'ju japesh doren,te merrni krahun.

    Përgjigju
  • Europ: 05/05/2022 23:32

    Do beni mire ti zhdukeni nga syte popullit te ndershem shqiptare,sepse jeni ngjitur si cop mu.i dhe nuk po i shqiteni,O KANCEROGJENAT E KOMBIT

    Përgjigju
  • Date cena: 05/05/2022 19:50

    HIDHUNI TE GJITHE NE LANE 5 E NGA 5,,,SE NUK I DUHENI KUJT JU MORE MUTRA....,

    Përgjigju
  • Loran shehu: 05/05/2022 18:13

    O Alibeaj o i mbaruar sa shum paske mbledhur gahahahaha

    Përgjigju
    • Toni: 05/05/2022 18:57

      Po ta shofesh me shume se Berisha dhe me shume se Basha.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!