Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, ka thirrur Këshillin e Lartë të Mbrojtjes pas sulmin rus me dronë që preku edhe territorin e vendit.
“Sot në orën 11 kam thirrur mbledhjen e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes së Atdheut për të diskutuar implikimet e incidentit më të rëndë që ka goditur territorin kombëtar që nga fillimi i luftës së agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Do të marrim masat proporcionale kundër Federatës Ruse.”
Për njerëzit e prekur nga sulmi, presidenti u shpreh mirënjohës “për qetësinë me të cilën e kanë përballuar këtë situatë dhe i siguroj për mbështetjen e plotë të shtetit rumun”.
Lajmi kryesor:
Droni rus godet Rumaninë, reagon Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, kemi informuar NATO-n! Aleanca: Do të forcojmë mbrojtjen (VIDEO)








