Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Në 2006-ën u ndamë, por në vijim do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Në 2006-ën u ndamë, por në vijim do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Jakov Milatoviç

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të përpiqetkoso për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.

“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së në të ardhmen gjatë mandatit tim”, tha Milatoviç në një intervistë për agjencinë Associated Press, shkruajnë mediat malazeze

Milatoviç tha se ndër arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviçit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij.

"Kjo është arsyeja pse ne na pëlqen të themi se kemi mundur një nga diktatorët e fundit në Evropë. Prandaj unë vërtet besoj se fitorja në këtë shtet të vogël ballkanik është gjithashtu një fitore e madhe evropiane, një fitore e vlerave evropiane," tha Milatoviç në një intervistë pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 2 prill.

Kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviçit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-republikën jugosllave në fillim të viteve 1990 dhe që prej atëherë ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, akuza të cilat ai i ka mohuar.

Por gjatë intervistës së dhënë presidenti i ri malazez ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që prej se Gjukanoviç nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në 2006 dhe më vonë e anëtarësoi atë në NATO në vitin 2017.

Për këtë arsye, Milatoviç tha se do të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë. Ndërsa sa i takon qëndrimit ndaj Rusisë, ai u shpreh se Mali i Zi është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të BE-së.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja