Presidenti i SHBA, Donald Trump
letër Bujar Nishanit për Bajramin 

Presidenti i SHBA, Donald Trump<br />letër Bujar Nishanit për Bajramin 
Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani mori një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh.
 
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
 
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie
” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Trump për Nishanin.
 
Në datë 25 qershor shqiptarët, por edhe myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin e Madh.
 
Mesazhi i plotë i Trump për Nishanin
“I dashur Zoti President,
 
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
 
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie.
 
Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.
 
Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.
 
Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......