Presidenti i Sri Lanka-s vizitë në Filipine, “Do ndjekim shembullin e Duterte-s për luftën kundër drogës”

Presidenti i Sri Lanka-s vizitë në Filipine, “Do ndjekim shembullin e Duterte-s për luftën kundër drogës”

Foto ilustruese

Presidenti i Sri Lanka-s ka lavdëruar homologun e tij të Filipineve, Rodrigo Duterte, për luftën kundër drogës që ka marrë mijëra jetë, duke e quajtur atë një "shembull për botën".

Në një fjalim gjatë një vizite në Filipine këtë javë, Maithripala Sirisena tha se kishte ndërmend të kopjonte luftën e pamëshirshme të Duterte-s për të luftuar përdorimin e paligjshëm të drogës në vendin e tij. "Lufta kundër krimit dhe drogës e kryer nga ju është një shembull për të gjithë botën, dhe personalisht për mua", tha Sirisena. Ai vijoi më tej duke thënë se për të parandaluar përhapjen e drogës në vendin e tij duhet ecur në gjurmët e Duterte-s. "Kërcënimi i drogës është i shfrenuar në vendin tim dhe ndjej se duhet të ndjekim gjurmët tuaja për të kontrolluar këtë rrezik". Në deklaratën e tij, Duterte tha se vizioni i tyre i përafërt mund të nënkuptojë partneritet mes tyre në të ardhmen, për të trajtuar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shifrat zyrtare të viktimave të luftës kundër drogës nga Duterte i kalojnë 5,000 njerëz që nga viti 2016, edhe pse aktivistët pretendojnë se numri real i vdekjeve mund të jetë deri në 20,000. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) po kryen një hetim mbi këtë çështjë për të nxjerrë një përfundim nëse vrasjet jashtëgjyqësore përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Sirisena ka shprehur admirimin e tij për luftën e Duterte-s kundër drogës. Në muajin korrik, Sri Lanka përfundoi moratoriumin e saj 43-vjeçar mbi ekzekutimet për të rikthyer dënimin me varje për tregtarët e drogës, një masë  për të cilën presidenti i Sri Lankës tha se ishte frymëzuar drejtpërdrejt nga politika e Duterte në Filipine.

Qeveria e Sri Lankës thotë se narkotikët janë një problem në rritje në vendin e tyre ndërkohë që në janar të këtij viti, autoritetet kapën një ngarkesë më kokainë me vlerë 108 milion dollarë në një dërgesë të vetme në portin e Colombo-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë