E spiunuan qytetarët, Presidenti i klubit të Turbinës kapet me pistoletë në Bllok, i del edhe mashtrimi në Vlorë

TIRANE-Presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Operacioni sipas policisë u bë pas informacioneve nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri. Pas lokalizimit, ai u prangos në rrugën “Medar Shtylla”. Më pas nga verifikimet rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës për mashtrim. Edhe pse në kërkim ai lëvizte i qetë dhe madje i armatosur në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Tashmë Gjoka do të përballet me drejtësinë me akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar 7-15 vite burg, por edhe mashtrimit. Armëmbajtja pa leje në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet, por me ndryshimet në kodin e ri rritja e dënimit u bë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Pistoleta e sekuestruar nga policia



Njoftimi i policise se shtetit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 20/12/2019 20:08

    Rrnoft Birisha na bani me arme

    Përgjigju
  • Tarasi: 20/12/2019 12:45

    SPAK nuk do dërgojë në burg të paprekshmit kjo është e sigurte... Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi edhe demokraci të vërtetë.....

    Përgjigju
  • lol: 20/12/2019 12:35

    i pa prekshem

    Përgjigju
  • toni: 20/12/2019 12:13

    cfare derri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale