Presidenti i Turqisë, Erdogan: Jam
rritur në duart e një nëne shqiptare

Presidenti i Turqisë, Erdogan: Jam<br />rritur në duart e një nëne shqiptare
Gjatë takimit me Presidentin e Turqisë Erdogan, Presidenti Bujar Nishani ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, rolin e shqiptarëve në Ballkan, por padyshim edhe sulmet terroriste të fundit, që tronditën Turqinë dhe Europën.
 
Erdogan ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan, ndërsa investimet turke në Shqipëri janë 3 miliardë dollarë dhe kapaciteti i punësimit arriti në 9 mijë persona.
 
Presidenti turk theksoi se Xhamia Namazgjasë që po ndërtohet do të jetë një tjeter shenjë e miqësisë mes dy vendeve.
 
Gjithashtu ai është shprehur se mbështetja e Turqisë për njohjen e  Kosovës do të vazhdojë.
 
Gjatë bisedës, Erdogan foli edhe për fëmijërinë e tij dhe lidhjet me fqinjët shqiptarë.
 
Mund të them se jam rritur në duart e një nëne shqiptare, pasi në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë.
 
Unë kam atje, vëllezërit e mi shqiptarë.
 Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë"tha Erdogan.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship