VENEZUELE - Presidenti i i Venezuelës, Nicolas Maduro ka akuzuar ish-liderin kolumbian Alvaro Uribe se po komploton vrasjen e tij.

Maduro tha se Uribe fshihet pas një komploti për të më vrarë mua dhe është një vrasës

Presidenti i sapozgjedhur tha se ka prova të mjaftueshme, që tregojnë se politikanë venezuelianë të krahut të djathtë janë të përfshirë në komplotin planifikuar kundër tij.

Ai ka folur për komplote kundër tij, që kur mori pushtetin pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez, pasi fitoi zgjedhjet e debatueshme të muajit të kaluar.

Uribe, një kritik i ashpër i ish presidentit Chavez, hodhi poshtë akuzat e Maduro duke i cilësuar ato si “të pamatura”. Pak orë më vonë Uribe replikoi se akuzave të pamatura të bëra nga diktatura u jap vetëm një përgjigje: përsërisni zgjedhjet”.

Gjatë mandatit të tij si president i Kolumbisë është përplasur me Hugo Chavez për një sërë çështjesh. Që kur presidenti kolumbian u tërhoq në vitin 2010 atëherë lidhjet mes dy vendeve janë përmirësuar.

Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale të 14 prillit me një rezultat të ngushtë ndaj lidërit të opozitës Henrique Capriles i cili ka kërkon rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullësi.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)