VENEZUELE - Nicolas Maduro, i besuari i Hugo Chaves është Presidenti i ri i Venezuelë. Por fitorja ndaj kandidatit të opozitës Henrique Capriles është shumë e ngushtë dhe ka mbërritur vetëm në fotofinish.
Në përqindje Maduro ka marrë 50.66 % të votave ndërsa Capriles ka siguruar 49.07 %. Zyrtarizimi ka mbërritur natën vonë në kryeqytetin Caracas nga autoritetet elektorale pas një vonese që ka shkaktuar hamendësime të shumta.
Nicolas Maduro,49-vjeçar,ish-sindikalist ka folur pas fitores por në shtetin amerikano-jugor klima ka qenë e nderë dhe janë anuluar të gjitha festimet në shesh. Për atë që konsiderohet si “chavismi” ky është një rezultat modest.
Mendohet të ketë shumë parregullsi dhe Maduro është deklaruar i hapur për të verifikuar të gjitha votat,por sipas tij vendimi i popullit duhet respektuar.
Pas mesnatës kandidati tjetër Capriles është shfaqur në televizion duke konfirmuar se nuk do e njohë fitoren e Maduros derisa të gjitha votat të verifikohen dhe numërohen. “I humburi je ti” , i ka thënë lideri i opozitës Maduros.
Redaksia Online
(a.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com