Arsyeja e vërtetë e vizitës së Presidentit të skuadrës italiane të Serisë A Verona në Tiranë duket se është blerja e një klubi shqiptar të Kategorisë Superiore. Dje numri një i Hellas Verona ishte në Tiranë ku pati edhe një takim me Presidentin e FSHF-së Armand Duka ku shprehu vlerësime për futbollin dhe lojtarët shqiptar. Dje Setti foli edhe për mundësinë e krijimit të një akademie futbolli.
 
Por janë mediat italiane që zbulojnë arsyen e vërtetë të vizitës së tij që është blerja e një klubi në Superligën shqiptare që të përdoret më pas si mbështetje në kërkimin e talenteve në vendin tonë por edhe në gjithë Ballkanin.
 
Verona kërkon të ketë një klub satelit në Shqipëri në mënyrë që të aktivizojë talentet shqiptare apo edhe nga vendet e tjera të rajonit dhe më pas t’i tërheqë në Serinë A.
 
Për këtë Presidenti Setti do që të bëhet pronar i një klubi shqiptar.
 
Ky është një lajm i mirë për futbollin shqiptar pasi talentet do kenë mundësi që të shkojnë më thjesht për të luajtur në një nga kampionatet më të bukur dhe fortë në Evropë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)