Presidenti i Zvicrës: Ju përkrahim për
në BE edhe pse s'jemi anëtarë

Presidenti i Zvicrës: Ju përkrahim për<br />në BE edhe pse s'jemi anëtarë
TIRANË - Presidenti Bujar Nishani dhe President i Konfederatës Zviceriane, kryetari e radhës së OSBE-së, Didier Burkhalter, janë takuar sot në selinë e kreut të shtetit shqiptar. Presidenti Nishani e vlerësoi maksimalisht ndihmën dhe mbështetjen e Zvicrës për Shqipërinë, që nga fillimi i proceseve demokratike ndërsa Presidenti Burkhalter nga ana e tij vuri në dukje interesin e vendit të tij për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh edhe pse nuk është vetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Nishani çmoi në veçanti, bashkëpunimin me OSBE-në dhe Prezencën e saj në Shqipëri për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për reformën territoriale, e cila për shkak të rëndësisë së saj, duhet të bazohet në konsensus politik dhe tek mendimi i qytetarit.

Edhe kriza në Ukrainë ishte temë e bisedës së dy presidentëve; Nishani përgëzoi OSBE-në për rolin e luajtur deri tani në Ukrainë dhe vlerësoi lart bisedimet e Gjenevës për t’i dhënë një mandat të posaçëm Kryesisë së OSBE-së në këtë vend, duke theksuar se Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Lidhur me Kosovën, pasi nënvizoi përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me orientim nga e ardhmja, edhe falë bashkëpunimit me OSBE-në, Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria ka bërë disa herë thirrje për marrjen e masave që Kosova të afrohet gradualisht me OSBE-në deri në pjesëmarrjen e saj të plotë në organizatë.

Përsa i përket Luginës së Preshevës, Presidenti Nishani tha që Shqipëria konsideron se kërkesat e shqiptarëve për përmirësimin e situatës ekonomike, përmbushjen e kërkesave për arsimin dhe informim në gjuhën shqipe, për një përfshirje më të madhe të shqiptarëve në procesin e vendimmarrjes, janë tërësisht racionale dhe OSBE-ja duhet të vazhdojë ndërmjetësimin që Beogradi të bisedojë me përfaqësuesit lokalë për të adresuar këto kërkesa.

Presidenti Burkhalter nga ana e tij, pasi falenderoi Presidentin Nishani për vlerësimet e mësipërme, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Shqipërisë në misionet monitoruese në Ukrainë. Më tej, Ai tha se OSBE-ja po kontribuon në paqëtimin dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe theksoi se po e bën këtë edhe nëpërmjet përfshirjes së Kosovës në aktivitete që lidhen me OSBE-në, duke shtuar se nismat e ardhshme do të jenë shumë efikase për rajonin, por ato duhet të gëzojnë mbështetjen e të gjitha palëve.

EDHE BUSHATI PRET PRESIDENTIN E KONFEDERATES ZVICERIANE

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka pritur z.Didier Burkhalter, President dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Konfederatës Zvicerane, i cili viziton vendin tonë në cilësinë e Kryetarit të Radhës së OSBE-së. 
Burimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme bënë të ditur se Bushati shprehu mbështetjen  për rolin e kryesisë zvicerane dhe të OSBE-së në zgjidhjen e krizës në Ukrainë si dhe siguroi për vijueshmërinë e angazhimit të qeverisë shqiptare në misionin e monitorimit atje.

Nga ana e tij, z. Burkhalter vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe paraqiti prioritetet e kryesisë zvicerane në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje edhe çështjeve dypalëshe. Ministri Bushati shprehu mirënjohje për kontributin dhe asistencën konkrete zvicerane për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje