Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh

Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim ligjin 'Për taksat kombëtare'.

Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit shprehet se ky ligj pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh, në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore, si dhe mbi të gjitha nuk ka transparencë.

“Projektligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas propozimeve të depozituara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqata e Minierave të Shqipërisë dhe Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqipëtare. Sipas praktikës parlamentare, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh, në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore. Kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nënsektor dhe për nënsektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit”, shkruan Meta.

Në dokumentin 10 faqësh, Meta argumenton se ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare, është klientelist dhe bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera. 

"Gjithsesi, është detyrë e pushtetit qendror që të thellohet në shqyrtimin e parametrave fiskalë dhe të mos krijojë një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të industrive, të cilat i nështrohen regjimeve të natyrave të njëjta. Kështu, ndryshimet apo stimujt fiskalë do të duhet të përfshijnë dhe mbështesin objektivisht të gjitha industritë dhe aktivitetet eksportuese, dhe jo një industri të veçantë si në rastin e ligjit të miratuar. Një nismë e kësaj antyre, para se të formalizohej, duhet të kishte marrë në analizë më parë nevojat e të gjithë nënsektorëve të ekonomisë, për të vlerësuar nëse ndërhyrja duhej në disa drejtime dhe nënsektorë, apo vetëm në një sektor në veçanti.

Kjo përzgjedhje lehtësuese vetëm për një sektor, e mbi të gjitha pa asnjë transparencë mbi: numrin e operatorëve ekonomikë që operojnë në këtë fushë; nivelin e të ardhurave vjetore që gjenerojnë; kontributet që derdhin në buxhetin e shtetit; është një tregues më shumë për trajtim favorizues të subjekteve të caktuar ekonomikë, dhe jo ndërhyrje për të lehtësuar një sektor, mes shumë sektorëve të ekonomisë që po vuajnë pasojat e pandemisë COVID", shkruhet në dokument. 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore