
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ishte fituesi i "Çmimit të Paqes FIFA" për herë të parë, të cilin organizata e futbollit e dha gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 në Washington.
“Kjo është medalja jote”, i tha Infantino presidentit amerikan.
“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Kjo do të jetë një ngjarje e paprecedentë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.
Gianni Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një imazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim. Bota është një vend më i sigurt tani”, tha Trump.
Lajmi kryesor:
LIVE/ Për herë të parë me 48 ekipe dhe në tre shtete, vijon shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026! Spanja gjen Uruguain, Anglia me Kroacinë








